LAJMI I FUNDIT:

Manevska: Familja duhet të paralajmëroj fëmijët për përdhunimin (Foto)

Manevska: Familja duhet të paralajmëroj fëmijët për përdhunimin (Foto)

Rastet e përdhunimit të të miturve në Maqedoni kohën e fundit janë rritur. Rasti i fundit ishte me vajzën 12 vjeçare të moderatores Vesna Petrusevska-Bejbi e cila e ka publikuar një letër drithëruese me rrëfimin e vajzës së saj e cila tregonte tmerrin gjatë dhe pas përdhunimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni citon një pjesë të intervistës së Fakulteti.mk me Angela Manevska, koordinatore e linjës telefonike për të fëmijë dhe të rinj 0800 1 22 22 pranë ambasadës së parë për fëmijë në botë Megjashi.


Ajo për rastet e përdhunimit thotë se duhet preventivë dhe se prindërit duhet t’i paralajmërojnë fëmijët e tyre se si të parandalojnë apo të shmangin rastet e përdhunimit.

”Duke e pasur parasysh se çdo fëmijë mund të jetë viktimë e keqpërdorimit seksual, parandalimi dhe biseda e prindërve duhet që të fillojë që nga mosha e hershme. Prindërit duhet që të flasin me fëmijët paraprakisht që t’i informojnë të afërmit rreth çdo keqpërdorimi. Pastaj çdo familje duhet të dijë se këto raste patjetër duhet të paraqiten në polici (192), Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale (15 505), tek ndonjë pedagog, psikolog, arsimtar apo edhe kujdestar. Fëmijët duhet të edukohen hapur për këtë problem dhe të hapen në tema të ndryshme në lidhje me edukatën seksuale. Fëmijët duhet të trajnohen që të jenë të lirë për çdo problem eventual lidhur me temat rreth seksit. E rëndësishme është që fëmija të dij se dhunues mund të jetë gjithkush, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes. Prindërit duhet të flasin me fëmijën dhe t’ju kushtojnë vëmendje.” thotë Angela Manevska, koordinatore e linjës telefonike për të fëmijë dhe të rinj 0800 1 22 22 pranë ambasadës së parë për fëmijë në botë Megjashi./Telegrafi/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10210133371949565&set=a.1235286721068.2036910.1196197502&type=3&theater