Banorët e komunës së Bogovinës kanë paralajmëruar protestë për ditën e nesërme në lidhje me ujësjellësin e komunës, duke e akuzuar kryetarin e komunës Hazbi Idrizi se e uzurpon ujësjellësin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Ju njoftojmë se Këshilli Iniciativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit do organizoj protestë kundër uzurpimit të ujësjellësit të Bogovinës nga ana e Hazbi Idrizit. Ftojm qytetarët e Komunës së Bogovinës masovikisht të marrin pjesë në këtë protestë dhe t’i themi stop njëmendësisë së Hazbi Idrizit dhe diktaturës së tij. Janë të mirëseardhur edhe qytetar të vendbanimeve të tjera (Pirok, Kamjan, Zherovjan, Sedllarcë, Siniçan, Pallçisht, Kallnik, Rakovec, Novosellë, Urviç, Jellovjan etj.), të cilët ndajnë të njejtin shqetësim dhe problem me ne, të vijnë dhe të shprehin revoltën e tyre kundër uzurpatorit Hazbi Idrizi. Protesta do të mbahet nesër në ora 13:45, pas namazit të Xhumasë. Të mbrojmë jetën, se uji është jetë” shkruajnë në njoftimin e Këshillit Iniciativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit drejtuar Telegrafit në Maqedoni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251