Punësimet në institucionet e shtetit vazhdojnë të jenë peng i lidhjeve dhe intervenimeve partiake. Kjo bindje mbizotëron edhe tek kandidatët e rinj për policë, të cilët edhe pse bëjnë testimet e rënda fizike për t’u pranuar në konkursin e fundit, janë skeptik se do të mund të pranohen në punë pa pasur lidhje të forta në njërën nga partitë në pushtet. Kandidati Mevludin Saiti, thotë se ka dëshirë të bëhet polic pasi tre muaj ka kaluar edhe në ushtri, por vlerëson se për t’u pranuar duhet të kesh lidhje partiake.
“Mendimin për me më pranu, nuk mendoj se më pranojnë, se duhet me pasë shumë lidhje të fortë për me të pranuar tash, pa lidhje nuk munden me të pranu shumë zor është me të pranuar, vetëm nëse krejt i kalon, krejt ushtrimet i bën”, thotë kandidati për polic, Mevludin Saiti.
Ndërsa, kandidatja tjetër, Emilija Zdravkovska nënvizon se ka dëshirë të punësohet në polici edhe pse i di sfidat që e presin.
“Jam e gatshme për çfarëdo sfide, gjithsesi bëhet fjalë por shtetin tonë, do të përpiqem të hyj në polici dhe vendosa për shkak se unë dëshiroj këtë punë”, thotë Emilija Zdravkovska.
MPB ka shpallur konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj. Jordan Llamanovski nga MPB thotë se gjithsej janë paraqitur 3972 kandidatë. 3.063 janë maqedonas, prej të cilëve 768 vajza, 617 shqiptarë nga të cilët 23 vajza, 120 turq nga të cilët 9 vajza, 49 kandidatë boshnjakë dhe poaq serbë, 36 rom, 22 vlleh, 11 maqedonas musliman dhe një kroat. Kontrollet e kandidatëve kryhen në kazermat Gjorçe Petrov, Ilinden dhe në qendrën për trajnime Idrizovë.
“Sot jemi në kazermën Gjorçe Petrov ku kanë filluar kontrollet e përgatitjeve fizike të njërës prej grupeve të kandidatëve të cilët kanë aplikuar për vend pune në MPB. Procedurën për selektim të kandidatëve e zbaton komisoni i formuar nga ana e ministrit të punëve të punëve të brendshme. Procedura zbatohet në më tepër faza”, tha Jordan Llamanovski nga MPB.
Faza e parë përfshin kontrollet e aftësive motorike, ndërsa kriteret janë caktuar në bashkëpunim me fakultetin për edukatë fizike. Faza e dytë, kontrollin e aftësive emocionale dhe intelektuale të secilit kandidat, ndërsa faza e tretë përfshin testimin e kandidatëve, si dhe testim me shkrim i cili përbëhet nga testim i përgjithshëm arsimor. Për të gjithë kandidatët që do ta kalojnë këto faza selektuese do të zhvillohet intervistë. Lista përfundimtare e atyre që do të pranohen pritet të dalë në fillim të tetorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime