LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që duhet t’i mbani mend kur gjithçka është duke shkuar gabim

Gjërat që duhet t’i mbani mend kur gjithçka është duke shkuar gabim

Jeta është një përzierje e kënaqësive të mahnitshme dhe humbjeve të mëdha. Prandaj, nuk është e mundur që gjithçka të funksionoj siç keni qejf.

Dhe, çfarë bëni ju kur nuk shkojnë gjërat siç duhet? Krijoni panik! Këtë e bëjmë të gjithë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nuk duhet të krijohet panik por duhet t’i jeni jetës falënderues pasi që dikush në botë është duke jetuar dhëmbë me dhëmbë vetëm për ta shpëtuar jetën e vet.


Përqendrohuni në atë që keni, në vend se të përqendroheni në atë që keni humbur. Nuk ka rëndësi çfarë kjo botë të ka marrë, por ka rëndësi se çfarë bën me gjërat që të kanë mbetur.

Çdo gjë është e përkohshme në jetë

Ka dy faza në jetë: faza e mirë dhe faza e keqe, errësira dhe drita, lëndimi dhe shërimi. Çdo herë mbajeni mend që nata nuk zgjatë shumë, e as dita nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Gjejeni forcën nga brengat

Mos i urreni plagët dhe shenjat që ua dhuron jeta. Në vend të kësaj, gjeni forcë nga to, pasi që ajo fazë do kalojë shumë shpejt. Kjo do t’ju bëj më të fortë dhe më të qetë. Asnjëherë mos i lejoni plagët t’ju mbajnë peng.

Gjëja më e mirë është të vazhdoni të lëvizni

Vetëm kushtoni rëndësi të veçantë fjalës “përpiquni”. Edhe nëse keni dështuar herën e kaluar, përpiquni apo provoni prapë. Duhet të vazhdoni të përpiqeni dhe të lëvizni pa menduar për rezultatet.

Kur ndjeheni keq, vetëm mbajeni mend këtë fjali – ndonjëherë një person duhet të kalojë nëpërmes gjërat më të këqija, për të arritur tek rezultatet më të mira. /Telegrafi/