LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kufijtë dhe territori ynë janë të paprekshëm

Veseli: Kufijtë dhe territori ynë janë të paprekshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se kujiiitë dhe territori janë të paprekshëm.

“Pavarësia e Kosovës ka fuqizuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë. Të gjithë ne, pavarësisht dallimeve politike, qëndrojmë të bashkuar rreth këtyre parimeve. Dilemat dhe kundërshtimet rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi duhet të sqarohen në mënyrë që vendi të ecë përpara”, ka shkruar Veseli.


Postimi i plotë:

Ne si gjeneratë, nuk jemi të thirrur t’i ndreqim padrejtësitë e së kaluarës, por të garantojmë të tashmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës, të shpallur më 17 Shkurt të vitit 2008. Ne jemi shtet sovran. Kufijtë dhe territori ynë janë të paprekshëm. Ne udhëhiqemi nga politika e fqinjësisë së mirë dhe nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër. Pavarësia e Kosovës ka fuqizuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë. Të gjithë ne, pavarësisht dallimeve politike, qëndrojmë të bashkuar rreth këtyre parimeve. Dilemat dhe kundërshtimet rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi duhet të sqarohen në mënyrë që vendi të ecë përpara. Askush nuk e do stagnimin dhe bllokimin. Vetë interesimi i gjithanshëm që ka ngjallur ky debat e dëshmon këtë. Le të jetë pra ky një fillim ri. Një fillim i përbashkët. Një fillim që do të meritojë të shënohet në fletët ende të pashkruara të historisë sonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori