LAJMI I FUNDIT:

Pallaska për demarkacionin: Tash është koha për vendim

Pallaska për demarkacionin: Tash është koha për vendim

Debati mbi demarkacionin që do të mbahet të mërkurën, është duke u pritur me interesim të madh nga opinioni dhe intelektualë të ndryshëm.

Një ditë para këtij debati, edhe juristë të njohur si avokati Dastid Pallaska, vazhdojnë të thërrasin se përgjegjësinë duhet bartur të gjithë ata që janë të ngarkuar për raste të tilla.

“Dy palët i kanë shpalosur qëndrimet e tyre, dhe atë disa herë. Ata që kanë dashur të dëgjojnë, kanë mundësi të marrin vendim të informuar, dmth pa përjashtimin e zakonshëm të përgjegjësisë se nuk kanë ditur çka po ndodhë në momentin e vendimit”, ka shkruar Pallaska në Facebook.


Postimi i Pallaskës në Facebook:

“Për demarkacionin nuk kam çka të them e që nuk është thënë deri më tani.

Dy palët i kanë shpalosur qëndrimet e tyre, dhe atë disa herë. Ata që kanë dashur të dëgjojnë, kanë mundësi të marrin vendim të informuar, dmth pa përjashtimin e zakonshëm të përgjegjësisë se nuk kanë ditur çka po ndodhë në momentin e vendimit.

Tash është koha për vendim. E vendimi për këtë çështje duhet të jetë në formën e votës në Kuvend.

Ata që votojnë duhet të mbajnë në mend se secili vendim politik mbart përgjegjësi politike e ndonjëherë edhe juridike, siç mund të jetë rasti me demarkacionin.

Përgjegjësisë nuk mund t’i shpëtojnë duke u fshehur në debate odash jashtë procedurave ligjore të vendim-marrjes.

Vetëm pesha e përgjegjësisë së plotë politike dhe juridike do të ndërgjegjësojë deputetët për të votuar sipas bindjes së tyre”, (sic), ka shkruar Pallaska. /Telegrafi/