As 17 vjet pas luftës autoritetet e kosovare ende nuk kanë ngritur padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Kosova ka pasur mjaft fakte për ta paditur Serbinë, për gjenocid, krime lufte apo të paktën për dëmet gjatë luftës, por kjo nuk ka ndodhur as pas pavarësimit të Kosovës, në vitin 2008, e deri më tash, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike.
Qeveria e Kosovës, pati paralajmëruar se do ta nis mbledhjen e fakteve për të argumentuar, siç ishte thënë “të vërtetën shkencore dhe profesionale për krimet e luftës”, dhe në këtë kuadër, në vitin 2011 pati krijuar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Liderët politikë madje edhe kryesuesit e shtetit kanë premtuar gjithnjë se shumë shpejt do të ngritin padi ndaj Serbisë, shkruan zeri.info
Madje këto ditë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati deklaruar se Kosova do të inicioj shumë shpejt padi ndaj Serbisë.
Ndërkaq analistët nuk besojnë shumë se Thaçi do ta ndërmerr këtë proces. Njohësi i çështjeve politike në vend Halil Matoshi në një prononcim për zeri.info ka thënë se Thaçi këtë premtim e ka pasur që nga koha sa ishte kryeministër.
Matoshi ndër të tjera thotë se Kosova i ka gjasat e vogla që ta fitoj një gjyq nëse ngrid padi.
“Hashim Thaçi e ka zënë n’gojë këtë padi ndaj Serbisë qysh se ishte Kryeministër, porse asnjëherë nuk e ka bërë. Prandaj nuk besoj që ai do ta bëjë këtë. Kjo është vetëm retorikë për përdorim të brendshëm dhe për të fituar iniciativë ndaj gjuhës gjithnjë e më të ashpër të Beogradit zyrtar. Padia për gjenocid në Bosnjë ka ra, prandaj Kosova i ka gjasat e vogla që ta fitojë një gjyq të tillë”, ka thënë Matoshi.
Ndërkaq edhe analisti Nexhmedin Spahiu për zeri.info thotë se Kosova nuk ka kapacitete juridike që të paditë Serbinë ndaj gjenocidit serbë në Kosovë. Spahiu ndër të tjera vlerëson se juristët nga Kosova vështirë se mund të zgjedhin këtë rastë gjyqësor.
“Problemi është se Kosova nuk ka kapacitete juridike ta beje një gjë te tille. Juristet tanë vështirë se mund ta zgjedhin një rast të thjeshtë gjyqësor pa korrupsion, dhe lëre më një rast gjyqësor ndërkombëtar. Në Kosovë intelektualët kanë problem me kuptua se çfarë është kombi (në gishta e një dore numërohen ata që e kuptojnë këtë) e lëre më të marrin vesh në të drejtën ndërkombëtare. Për të angazhuar një ekspert ndërkombëtar, duhet pasur njerëz që dijnë se kush janë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë në këtë drejtim e ne as këta nuk i kemi. Ky është problemi kur ne prodhojmë diploma e jo ekspertë”, ka thënë Spahiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite