LAJMI I FUNDIT:

Pas 40 vitesh, identifikohet fosili i krijesës misterioze i gjetur në shpellë (Foto)

Pas 40 vitesh, identifikohet fosili i krijesës misterioze i gjetur në shpellë (Foto)

Mbetjet skeletore të një gjitari që është gjetur në një shpellë në Australi, janë identifikuar që i përkasin një brejtësi.

Për 40 vite me radhë, shkencëtarët nuk kanë ditur se çfarë është kjo krijesë misterioze që është gjetur shumë e ruajtur në të çarat e pjesës së poshtme të shpellës që ndodhet në Gippsland të Victorias, transmeton Telegrafi.

Por, në bazë të studimeve të fundit, ka dalë se kjo krijesë është një lepur-mi që është zhdukur shumë kohë më parë.


Duke u bazuar në trupin dhe nofullën, ka dalë se nuk mund të jetë diçka tjetër pos një brejtës.

“Madhësia e trupit, forma e nofullës, si dhe vendi ku është gjetur, tregon se kemi të bëjmë me një lupur-mi, që është zhdukur shumë kohë më parë”, thuhet në raportin e ekspertëve.

Kjo krijesë e gjatë 20 centimetra, duhet të ketë përngjarë me miun sotëm të shtëpive, por me këmbë shumë më të mëdha. /Telegrafi/

Pas 40 vitesh identifikohet fosili i krijesës misterioze i gjetur ne shpelle foto 2