LAJMI I FUNDIT:

Mirësevini në stadiumin “Fadil Vokrri”

Mirësevini në stadiumin “Fadil Vokrri”

Fadil Vokrri ka lënë gjurmë të pashlyera në futbollin kosovar.

Dikur si lojtar dhe tani si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri do të njihet për shumëçka, veçmas tash pas pranimit në UEFA dhe FIFA, duke qenë vendimtar me rolin e tij.

Andaj, një Shkollë e Futbollit nga Podujeva ka vendosur ta nderojë në një mënyrë të veçantë njeriun që është lindur në këtë qytet, shkruan Gazeta Sheshi.


SHF ”Internacional” nga Podujeva ia ka vënë emrin stadiumit ”Fadil Vokrri”. Ky stadium i ri është ndërtuar në fshatin Llapashticë dhe vazhdon të punohet në të.