Çështja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi prej muajsh ka ngritur mosmarrëveshje në vend në mes pozitës dhe opozitës, ndërkohë që pak ditë para organizimit të një tryeze, ai është bërë çështje e përplasjeve mbi atë se kush e ka të drejtën.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar opozitën, por edhe ekspertë të ndryshëm se po e shtyjnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke bllokuar, siç ka thënë, çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Por, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj tha se kryeministri Mustafa është duke përdorur një gjuhë aspak të denjë për një kryeministër.
“Mustafa po përpiqet ta orientojë debatin kah ai dhe dëshiron t’ua mbyllë gojën të gjithë atyre që mendojnë ndryshe dhe kanë argumente kundër versionit aktual të demarkacionit. Duke përdorur këtë gjuhë aspak të denjë për një kryeministër, Mustafa po tregon se nuk është i gatshëm t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë”, tha ai për Telegrafin.
Mushkolaj vlerësoi po ashtu se nëse Mustafa kushtëzon debatin e tryezës dhe e orienton sipas interesave të tij, atëherë tryeza e 3 gushtit nuk ka nevojë të mbahet fare.
Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se kryeministri Mustafa nuk ka argumente dhe gjithmonë është i interesuar që ta prishë debatin.
“Është e qartë që Isa Mustafa e di edhe vet që me këtë marrëveshje është bërë shkelje dhe nëpërmjet këtij debati konstruktiv do të eliminohen të gjitha paqartësitë. Ai do të bëjë zhurmë që njerëzit të mos kuptojnë asgjë. Të tërheq vëmendjen nga argumentet dhe të vendosë vëmendjen te konflikti në mes pozitës dhe opozitës”, tha Spahiu.
Gjithashtu, ai tha se kulmi i gjithë kësaj është paraqitja e një eksperti të pavarur, i cili ka deklaruar se nuk është bërë shkelje në këtë marrëveshje.
“Tomor Çela, i blerë nga qeveria ashiqare me argumentet e tij ishte shumë i dobët që mund të thuhej që ishte bërë një shkelje. Argumentet e tij ishin skandaloze. Mendoj që kjo marrëveshje duhet të diskutohet sërish me Malin e Zi, duke u nisur nga gatishmëria e Millo Gjukanovicit që mund të bëhet ndonjë zgjidhje para se të shkohet në arbitrazh”, vlerësoi Spahiu për Telegrafin.
Ndryshe, më 3 gusht pritet të mbahet një tryezë diskutimi lidhur me marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025