LAJMI I FUNDIT:

Hapësirat e parkingut në Tetovë nuk mjaftojnë

Hapësirat e parkingut në Tetovë nuk mjaftojnë

Me ardhjen e mërgimtarëve në Tetovë, është vështirësuar parkimi, pasi që shtimi i veturave kërkon hapsëria shtesë për parkim në qytet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Parkimi ligjor me pagesë nuk e ka zgjidhur këtë çështje, ndërkaq Ndërmarrja publike e parkingut bën të ditur se për të gjetur një zgjidhje të përkohshme, qytetarëve u është dhënë mundësia që t’i parkojnë veturat e tyre në oborret e shkollave, deri sa zgjat pushimi veror.


Kjo ndërmarrje paralajmëron zona të reja parkingu nëpër rrugë tjera të Tetovës të cilat ofrojnë mundësi për parkim./Telegrafi/