LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja e Prishtinës, e ashpër ndaj Sejdiut: Dardani dhe shefi i tij e shndërruan Komunën në klub banditësh!

LDK-ja e Prishtinës, e ashpër ndaj Sejdiut: Dardani dhe shefi i tij e shndërruan Komunën në klub banditësh!

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar me emocione ndaj shkrimit të nënkryetarit të Prishtinës dhe nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiut, i cili ka thënë se dorëheqja do të jetë shpëtimi i vetëm i kryeministrit Isa Mustafa.

Mustafa: “Ekspertët-profesorë” po gënjejnë, nuk ka fakte se po humbim territor
Lexo po ashtu Mustafa: “Ekspertët-profesorë” po gënjejnë, nuk ka fakte se po humbim territor

LDK e fajëson Sejdiun për dështimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa thonë se tash ai dhe shefi i tij, Shpend Ahmeti, kanë qëllim “që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”!

Sejdiu: Dorëheqja, i vetmi shpëtim i Mustafës
Lexo po ashtu Sejdiu: Dorëheqja, i vetmi shpëtim i Mustafës

Statusi i Sejdiut ka ardhur si kundërpërgjigje e një shkrimi të Mustafës, po në Facebook, ku kryeministri kërkonte nga të gjithë ata që thonë se Kosova humb tokë me Demarkacion, të vizitojnë mjekun.


Reagimin e LDK-së mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Nënkryetari histerik i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, paska gjetur kohë që të merret me qeverisjen qendrore dhe demarkacionin.

Njeriu që organizonte turmat për të hedhur molotovë mbi policët dhe stacionin policorë në Prishtinë, tani, në vend që të merret me ujërat e zeza në lagjen Kalabria, të mbyll gropat nëpër rrugët anekënd Prishtinës, të kujdeset për pastrimin e mbeturinave nëpër qytet, të vejë rregull në trafikun urban, e të bëjë ndonjë punë të hairit, i lejon vetes që të merret me politika nacionale.

Sejdiu dhe shefi i tij, të cilët janë përgjegjës edhe për humbje të jetëve të njerëzve në Prishtinë për shkak të papërgjegjësisë dhe mosreagimit me motive politike, do të mbahen mend për shndërrimin e Komunës në klub banditësh që synojnë djegien e policëve e qytetarëve, objekteve private e publike dhe shtëpitë private e makinat familjare. Me veprimet e tyre kriminale ata i pamundësuan Kosovës anëtarësimin e UNESCO ndërsa tani i kanë venë vetes qëllim që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori