LAJMI I FUNDIT:

Veliçkovski: Marrja e „Makpetrol” kërcënon pavarësinë energjetike të Maqedonisë

Veliçkovski: Marrja e „Makpetrol” kërcënon pavarësinë energjetike të Maqedonisë

Partia Liberale e Maqedonisë (PL) konsideron se marrja ”armiqësore” e kompanisë „Makpetrol” nga „Balkan Petroleum Holding Limited” paraqet një kërcënim serioz të pavarësisë energjetike të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të kësaj partie, Ivon Veliçkovski, tregu i naftës dhe i derivateve të naftës ka rëndësi strategjike për shtetin dhe pikërisht tentimet për marrjen e firmës më të madhe të këtij sektori, do të jenë test për shtetin dhe pjekurinë institucionale.

Veliçkovski alarmon se me paraqitjen e biznesmenëve rus prapa kompanisë pretendente, mund të sjellë ndryshimin e kursit politik ndërkombëtarë të Maqedonisë./Telegrafi/