Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku së bashku me zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, si dhe me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përuroi rrugën e re, e cila i lidh fshatrat Morinë dhe Rezallë të Skenderajt.
Pas përurimit të kësaj rruge, ministri Zharku theksoi: ”Jemi bashkë më nënkryetarin z. Nura këtu në Rezallë për përurimin e rrugës së re, të një rruge evropiane, Morinë-Rezallë, një investim përafërsisht 900 mijë eurosh i Ministrisë së Infrastrukturës, me gjatësi rreth 6 kilometra dhe gjerësi prej 6 metrash. Në komunën e Skenderajt ne do të vazhdojmë edhe me investime të projekteve tjera. Në muajin maj e kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për financimin e 4 rrugëve të tjera, që kapin vlerën prej 1 milionë e 250 mijë eurosh.
Me projekte të këtilla fshatrat e komunës së Skenderajt do të lidhen në mes veti dhe natyrisht, do të kemi një rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe një zhvillim ekonomik, posaçërisht të bujqësisë.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, realizimin e këtij projekti e vlerësoi si të rendësishëm dhe për këtë e falënderoi ministrin Zharku.
“Ky projekt ka një rëndësi të madhe për këtë rajon, sepse është njëri nga rajonet më të goditura gjatë luftës. Jemi në procedurat e tenderimit për pjesën e dytë të kësaj rruge deri në fshatin Likovc”, theksoi nënkryetari Nura.
Gjatë këtij përurimi, ministri Zharku me bashkëpunëtorë bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rezallë.
Investitore e realizimit të këtij projekti është Ministria e Infrastrukturës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur