Në Kosovë ndonëse nuk ka statistika të sakta, profesionistë shëndetësorë thonë se janë rreth 50 njerëz që në vit preken me hepatitin A, B dhe C. Ndërkaq, sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë,në botë mbi 400 milionë njerëz jetojnë me Hepatit, derisa çdo vit në botë janë 6 deri në 10 milion njerëz që infektohen me hepatit.
Hepatiti viral është sëmundje infektive e mëlçisë , duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë.
Në Kosovë, sipas infektologëve, hepatiti B dhe ai C janë më problematikë, derisa hepatit A tashmë është i menaxhueshëm dhe ka raste sporadike e jo shpërthim epidemik.
Hepatit A e ka një lehtësim në trajtim, pasi nuk jep forma kronike. Shërohet plotësisht dhe përjetësisht.
Problematik është rasti i hepatiteve B dhe C, e që janë shumë agresivë , dhe në numër ta caktuar të rasteve organizmi nuk i eliminon dhe mbeten si virus brenda trupit.
Sali Ahmeti, infektolog, ka bërë të ditur se trajtimi i kësaj sëmundje në Klinikën Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bëhet në mënyrë protokollare, ashtu si edhe në gjithë botën.
“Prej vitit 2009 kemi filluar protokollet bashkëkohore të trajtimit, që konsistojnë me dhënien e barnave të hepatitit B dhe bashkë me te edhe për hepatitin C. Protokolli rimbursohet nga Ministria e Shëndetësisë, e që quhet tenofovir. Çdo vit rimbursohen nga 52 raste të reja. Realisht kjo është edhe një statistikë që njerëzit preken me hepatit B dhe C”, shpjegon Ahmeti.
Skender Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, ka bërë të ditur se testimi është parakusht i domosdoshëm i trajtimit, i cili është mjaft i suksesshëm. Mbi 90% të njerëzve me hepatit C, siç thotë ai,mund të shërohen plotësisht nga virusi brenda 3-6 muajve. Nga ana tjetër, trajtimi i hepatitit B dhe C mund të parandalojë zhvillimin e komplikimeve të rrezikshme, si sëmundjen kronike të mëlçisë, cirrozën dhe kancerin e mëlçisë.
“Në botë vetëm 5% nga të gjithë të infektuarit me hepatit kronik janë në dijeni të infeksionit të tyre dhe më pak se 1% të tyre kanë qasje në trajtimin e duhur. Krejt këta përbëjnë një armatë të sëmurësh që në çdo moment janë në kontakt me individët e shëndoshë,dhe qoftë përmes procedurave mjekësore, përmes procesit të lindjes apo marrëdhënieve seksuale,mund ta bartin infeksionin e tyre tek të tjerët”, ka thënë Syla.
Ndërkaq, zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se institucioni në fjalëtashmë të gjitha veprimet e ndërmarra po i konkretizon me punë, duke cekur edhe atë se tashmë edhe testimi i hepatitit bëhet falas për qytetarët.
“Me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të këtij virusi, Ministria i ka kushtuar një rëndësi të madhe kësaj sëmundjeje. Ne kemi arritur edhe trajtimin e mirë me hepatit B dhe C, si në Klinikën Infektive,po ashtu në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ku edhe tashmë ka filluar testimin vullnetar.”
“Ministria është e gatshme që të gjitha veprimet e bëra deri tani t’i konkretizojë me punë, e që është strategjia virale 2016- 2021, e miratuar në konferencën e 69-të organizuar nga OBSH në maj të këtij viti. Kosova, përkundër angazhimeve, sëmundjeve ngjitëse i ka kushtuar rëndësi të madhe dhe është arritur të sigurohet diagnostikimi i mirë i kësaj sëmundjeje dhe trajtimi me terapi, falë edhe donatorëve të ndryshëm”, ka thënë Sadiku.
Shkaktarët e hepatitit B dhe C janë kryesisht rrugët e gjakut dhe produktet e tij. Çdo intervenim shëndetësor që bëhet në kushte jo adekuate mund të infektojë individin me këtë virus.
Në botë, sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 95 për qind e individëve me hepatit nuk e dinë se janë të infektuar. (REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite