Edhe në Maqedoni do të ndjeken ”puçistët” të lidhur me grusht shtetin në Turqi
Dje ka pasur tubim mbështetës për gjendjen në Turqi ku organizata turke që veprojnë në Maqedoni kanë bërë apel që të pastrohen puçistët që tentuan grusht shtetin në Turqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i lidhjes së shoqatave turke në Maqedoni Taksin Ibrahim në fjalimin e tij tha se edhe nga Maqedonia duhet të shporen ”puçistët” pasi Maqedonia është vendi i preferuar i Osmanlinjve. ”Vetëm për informimin tuaj, tradhëtarë ka edhe në Maqedoni që kanë ardhur nga Turqia dhe të gjithë së bashku duhet t’i pastrojmë nga vendbanimet tona. Si djem të Fatihut, për ne është mëkat që të jemi nikoqir të tradhëtarëve. Detyrë e kemi t’i shporim nga Rumelia, vendi i preferuar i Osmanlinjëve.” tha mes tjerash Ibrahim.
Para të pranishmëve foli edhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni Ömür Şölendil i cili tha ‘Para se gjithash, kombi turk e pengoi grusht-shtetin. Populli tregoi solidaritet historik dhe doli në rrugë ku ishin të vendosur dhe të fortë kundër grusht-shtetit. Pavarësisht nga qëndrimet e tyre politike, qytetarët guximshëm ndaluan para tankeve dhe i mbrojtën të drejtat e tyre demokratike. Kemi dëshmi të forta, përkrahje me deklarata nga autorët, se tentativa për Puç ishte e përgatitur nga organizata terroriste e Fetulla Gylen (FETO). Ishte e qartë se grupet e lidhura me FETO të cilët veprojnë në Turqi kishin për qëllim ta përmbysin Kryetarin e zgjedhur dhe Qeverinë, me qëllim për ta imponuar agjendën e tyre te populli turk. Të gjithë e kanë të qartë se rezultate të tilla do të sillnin pasoja katastrofale jo vetëm për Turqinë, por për të gjithë rajonin’, tha ambasadori Şölendil.
Ambasadori poashtu ka falenderuar qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë për mbështetjen e fortë kundër grusht-shtetit në Turqi.
Të pranishëm në tubim ishin edhe ministrat të komunitetit turk dhe boshnjak Nexhdet Mustafa dhe Furkan Çako, profesori universitar Metin Izeti, ish-zv-kryeministri Imer Selmani dhe figura tjera.
Në tubim ka pasur rreth 500 persona, që e filluan mbështetjen me himnin e Maqedonisë dhe të Turqisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite