LAJMI I FUNDIT:

Aleanca Maqedonase: Qeveria greke të distancohet nga sulmet skandaloze të medias ndaj Papadakis

Aleanca Maqedonase: Qeveria greke të distancohet nga sulmet skandaloze të medias ndaj Papadakis

Akuzat histerike nga mediat greke se Jorgos Papadakis ka rrënjë sllave është një tjetër konfirmim i mungesës së dukshme të kapaciteteve demokratike dhe kulturën e fqinjit tonë jugor, ka reaguar Aleanca e Maqedonisë me rastin e sulmit të medias greke për Papadakis, i cili si përfaqësues i Aleancës së Lirë të Evropës (ALE), në përkujtimin e themeluesit të partisë të pakicës turke në fqinjin tonë jugor, ku ka thënë se politika e Athinës ndaj minoriteteve është e gabuar, transmeton Telegrafi Maqedoni

Kryetari i Aleancës Maqedonase, Gjorgjija George Atanasoski tha se kjo është njohje e guximshme e Papadakis, i cili si një avokat i vjetër për të drejtat e maqedonasve në Greqi, edhe një herë e ka thënë të vërtetën në lidhje me politikën irredentiste të Athinës.

“Ne plotësisht dakordohemi se mohimi i të drejtave të grupeve të ndryshme etnike në Greqi në shekullin e 21 është i papranueshëm, veçanërisht kjo bëhet nga një vend që është pjesë e Bashkimit Evropian. Nëse e njëjta qasje është edhe nga ministri grek për Politikën Migruese Jannis Muzalas ka rrënjë sllave, sepse e ka pranuar publikisht se politikanët grekë megjithatë të vetëdijshëm se Maqedonia është një realitet si fqinje e tyre, shtet i pavarur dhe vend i qetë? Nëse Greqia me të vërtetë ka për qëllim të forcojë dhe të përmirësojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, atëherë ne besojmë se qeveria greke duhet të distancohet zyrtarisht nga sulmet skandaloze të medias ndaj Papadakis. Aleanca Maqedonase në emër të diasporës së Maqedonisë do të vazhdojë përkushtimin të luftojë për mbrojtjen e shekujve, emrit historik të atdheut të lashtë Maqedoni dhe gjithmonë do të ndalet në rrugën e të gjitha qëndrimeve irredentiste që sfidojnë identitetin maqedonas dhe e bllokojnë të ardhmen e Republikës së Maqedonisë”, ka reaguar kryetari i partisë Gjorgjija George Atanasovski. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori