LAJMI I FUNDIT:

Vidhen dy vetura në Prishtinë

Vidhen dy vetura në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona në Prishtinë kanë raportuar se u janë vjedhur veturat.

Rasti i parë ka ndodhur më 27.07.2016, ora 00:30-10:00, ku thuhet se ankuesi ka raportuar se nga persona të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura e tij Golf V, ngjyrë e zezë me targa vendore.


Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur po ashtu më 27.07.2016, ora 02:00-10:00.

Ankuesi ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij Audi A-5, ngjyrë hiri me targa vendore. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim