Avokati Naser Raufi thotë se klientët e tij që janë pjesë e Grupit të Kumanovës vazhdojnë të keqtrajtohen. Ai thotë se njëri prej tyre, Sevdail Miftari nga Kumanova, i ka dy këmbët e thyera dhe është në gjendje të rëndë, duke u trajtuar nga ambulanca e burgut.
‘’Prej fillimit të këtij procesi, prej ditës së parë të arrestimit të këtyre të akuzuarve është përdorur dhunë e cila po përdoret deri në ditët e sotme. Kjo e fundit është ndaj Sevdail Miftari i cili gjendet në burgun e Shkupit dhe unë sot e vizitova këtë të arrestuar, i kishte të dy këmbët e thyera prej dhunës d.m.th prej njësive special, prej një polici praktikisht dhe është i rrahur në vet gjykatën, d.m.th para se të bëhet transporti në burgun e Shutkës’’, tha dje Raufi.
Avokati Raufi thotë se do të intervenojë deri të trupi gjyqësor, për marrjen e dokumenteve mjekësore, që ato ti ketë si prova materiale. Ai thotë se për këto raste të keqtrajtimeve Ministria e Drejtësisë nuk i është përgjigjur shkresave të tij.
Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov në lidhje me këtë thotë se janë spekulime pretendimet se njëri prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës ka përfunduar me lëndime në gjymtyrët e poshtme.
‘’Deri më tani kishte shumë spekulime dhe kjo është një prej spekulimeve me qëllim që të dëmtohet reputacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme’’, tha Mitko Çavkov.
Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti theksoi se tek ta nuk është paraqitur askush për të denoncuar rastin keqtrajtimeve të fundit, siç është rasti i të akuzuarit Sevdail Miftari. Ai tha se nesër do të dërgojë një ekip për të hulumtuar këtë rast.
Sevdail Miftari në njërën nga seancat kishte pyetur se pse në aktakuzë nuk qëndrojnë edhe bisedat me Nimetullah Abdullahun.
“Nimetullah Abdullahu i ka organizuar të gjitha. Këta që po akuzohen për logjistikë nuk i njohë. Pse fshihen të tjerët? I merrni njerëz që ruajnë bagëti dhe i burgosni. Ku është Nimetullah Abdullahu të vijë këtu? Ai ishte afër meje”, tha mes tjerash Miftari. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian