Për shkak të kalorive të pakta, kjo recetë serviret si garniturë. Më të shijshme se në këto ditë të nxehta, nuk keni për t’i gjetur në asnjë periudhë tjetër domatet. Mund të shoqëroni me to një filetë mishi të kuq ose të bardhë.
Përbërësit:
▪ 5 domate të rrumbullakëta të pjekura, por të forta
▪ tuli i dy simiteve të forta (bukë e ndenjur dyditëshe)
▪ 1 tufë majdanoz
▪ 2 thelpinj hudhër
▪ 50g djathë kaçkavall i grirë + 2 lugë të tjera
▪ vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 180°C.
1. Lajmë domatet, i presim me thikë, u heqim tulin dhe farat me një lugë të vogël. Tulin dhe farat i kullojmë me sitë në një tas dhe ruajmë lëngun. Domatet i kthejmë përmbys mbi një tavë me letër kuzhine, që t’u thahet lëngu që ka mbetur.
2. Në një tas përziejmë bukën, të cilën e kemi thërrmuar, majdanozin dhe hudhrat të shtypura imët, lëngun e tulit të domateve, kripën, piperin, djathin kaçkavall (50g), vajin e ullirit. I përziejmë derisa masa të bëhet homogjene.
3. Në një tavë të veshur me letër furre vendosim domatet, i mbushim me përgatitjen e mësipërme dhe i spërkasim me dy lugë djathë. Hedhim te tava (mbi letër) 6-7 lugë ujë, e mbulojmë me letër alumini dhe e vëmë të piqet për 15 minuta. E heqim letrën e aluminit dhe e lëmë derisa të marrë ngjyrë.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpeca me vezë
Këshilla për bukë shtëpie pa gluten
Ja cilat gabime nuk duhet t’i bëni me mishin e bluar!
Sallatë fenomenale me mish pule, vetëm për 10 minuta
Mish pikant i pulës me oriz të lëngshëm dhe kërpudha
Speca të mbushur në tigan në mënyrën japoneze: Bëhen shumë shpejt dhe konsiderohen si një specialitet i paparë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj