LAJMI I FUNDIT:

Donika Gërvalla paralajmëron vrasësit e Jusuf e Bardhosh Gërvallës: Lëmshi po zgjidhet

Donika Gërvalla paralajmëron vrasësit e Jusuf e Bardhosh Gërvallës: Lëmshi po zgjidhet

Vajza e patriotit, veprimtarit dhe poetit Jusuf Gërvalla, aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla Schwarz, ka treguar në Facebook se si dy funksionarë të lartë të UDB-së serbe pritet të dënohen me burg të përjetshëm.

Sipas saj, gjatë ditëve të ardhshme pritet vendimi i Gjykatës së Lartë të Mynihut, i cili do të jetë i pari i kësaj natyre në Gjermani, ku për vrasje akuzohen dhe dënohen jo vetëm dorasit, por edhe ata që i urdhëruan vrasjet.


Postimi i plotë Donika Gërvalla Schwarz:

“Burgim të përjetshëm për funksionarët e lartë të UDB-së. Ky është dënimi që ka kërkuar sot prokurori i përgjithshëm federal në procesin gjyqësor kundër dy funksionarëve të lartë të UDB-së Perkoviç dhe Mundem për vrasjen e kryer ndaj disidentit kroat Stjepan Gjurekoviç.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet vendimi i Gjykatës së Lartë të Mynihut, i cili do të jetë i pari i kësaj natyre në Gjermani, ku për vrasje akuzohen dhe dënohen jo vetëm dorasit, por edhe ata që i urdhëruan vrasjet.

Lëmshi po zgjidhet pak e nga pak.

I paralajmëroj të gjithë ata që direkt apo indirekt janë të implikuar në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe të Kadri Zekës që nuk iu ka mbetur edhe shumë kohë që të deponojnë deklaratat e tyre pranë organeve gjermane. Bashkëpunimi me organet hetuese për lehtësimin e hetimeve në Gjermani shpërblehet me një dënim dukshëm më të butë.

Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë veshë”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori