LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta: Të vijojmë me frymën e konsensusit

Ilir Meta: Të vijojmë me frymën e konsensusit
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka folur mbi reformën në drejtësi, si dhe të ardhmen e koalicionit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

Duke theksuar se qëndrimi i tij për këtë reformë tepër të rëndësishme nuk ka ndryshuar asnjëherë, duke qenë në favor vetëm të konsensusit sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, kryeparlamentari Meta theksoi se do ta votonte reformën edhe në rast se opozita nuk do të ishte dakord.


Megjithatë, ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” pranon se opozita kishte plotësisht për rekomandimin 88, për zbatimin e të cilit këmbënguli vazhdimisht.

Basha, sipas tij, e mbajti fjalën kur tha se nëse do të zbatohej rekomandimi 88, ai do ta votonte reformën. Ai madje përsëriti edhe njëherë atë çfarë deklaroi në daljet zyrtare nga Kryesia e Kuvendit përpara seancës së 21 korrikut, kur shprehej se “reforma nuk bëhet duke i thënë kundërshtarit se do të shkojë në burg”.

Sot ai ka kërkuar që me frymën e konsensusit palët të vijojnë edhe më tej, “duke vazhduar tashmë me ligjin për ‘vetting’-un”, pasi siç tha ai, “Shqipëria nuk mund të mbetet peng i konfliktit politik”. Meta deklaroi gjithashtu se do të bëjë çdo gjë që fryma e konsensusit të vazhdojë edhe për aspekte të tjera, ndërsa tha se Parlamenti do të mblidhej në çdo moment që do të vlerësohej i rëndësishëm. Meta ftoi tashmë anëtarët e Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi të vijojnë punën me ligjin për “vetting”-un.

Ndërkohë, sa i përket të ardhmes së koalicionit qeverisës, ai siguroi të gjithë socialistët se “është njeri që u qëndron marrëveshjeve dhe se koalicioni i ka të gjitha mundësitë ta mbyllë me sukses këtë mandat qeverisës”./ Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori