Kompania shqiptaro amerikane Solaborate ka filluar shitjen e pajisjes më të avancuar të video-komunikimit, HELLO.
Dje zyrtarisht ka filluar edhe fushata e paraporosive dhe mbështetësve të produktit në Kickstarter, duke marrë kërkesa rekorde të porosive për produktin më inovativ të teknologjisë në ditët e fundit.
Ky produkt që transformon TV-të në paisje profesionale të komunikimit, është lansuar ditë më parë nga themeluesit e rrjetit social Solaborate, Labinot Bytyqi dhe Mimoza Bytyqi. Produkti është ndërtuar nga ekipi i tyre me bazë në Los Angeles në SHBA, Kosovë dhe Maqedoni dhe është mbështetur pa rezervë në Kickstarter për të ngritur fonde dhe për ta bërë promovimin e inovacionit të saj më të ri.
Kjo paisje, e nevojshme për cdo familje dhe zyre, transformon çdo TV në një pajisje dhe platformë të plotë të komunikimit; mundëson video-konferenca të kontrolluara me zë dhe mund të përdoret në shtëpi apo zyra moderne. Po ashtu HELLO bën shkëmbimin e ekraneve pa tela (ang. wireless screen-sharing), transmetimin live si dhe ofron mbikëqyrje për siguri me detektues lëvizjesh dhe më shumë.
HELLO punon si një pajisje shtesë shumë praktike dhe e thjeshtë e platformës tashmë të pasur të Solaborate – e cila është e projektuar për individët dhe ekipet e biznesit që punojnë nga distanca dhe duan cilësi të lartë, lehtësi të përdorimit dhe funksionalitet të lartë.
Fushata e HELLO në Kickstarter ka vendosur si synim që brenda 45 ditësh të mbledhë një fond investiv prej 30.000 dollarësh. Por, ky synim është tejkaluar më shumë se 300% duke tre-fishuar këtë shumë që në ditën e parë me kërkesa nga e gjithë bota, duke kaluar çdo pritshmëri me më shumë se 100.000 dollarë të mbledhur brenda 24 orëve.
Nëse ky trend i mbështetjes do të vazhdojë deri në ditët e fundit të fushatës, pritet që të bëhet senzacion i madh në mbarë botën, duke bërë shqipëtarët pjesë të skenës teknologjike botërore.
Kompania ka bërë të ditur që të gjithë mbështetësve në Kickstarter do tu ipet përdorim i pakufizuar jetësor i shërbimeve të HELLO pa kosto shtesë. HELLO do të arrijë tek mbështetësit e saj pas 4 muajve të fushatës tashmë të suksesshme.
“Ne nuk kemi parë asgjë tjetër më të mirë në treg dhe vendosëm ta krijojmë këtë gjë vetë. HELLO është për njerëzit dhe vjen me një çmim të volitshëm – është ndërtuar për bizneset moderne, profesionistët, krijuesit dhe të vetë-punësuarit. HELLO i ulë kostot e pajisjes me sisteme për video-konferenca dhe të shërbimeve të IT-së për instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ne me të vërtetë jemi duke sjell video-komunikim profesional për të gjithë, kudo dhe në çdo pajisje”, deklaroi themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Labinot Bytyqi.
HELLO përmban katër mikrofonë të mençur, video sensorin me rezolucion 4K dhe procesorin katër-bërthamësh, komponente që punojnë së bashku për të siguruar që secili person në dhomë dëgjohet dhe shihet qartë. HELLO gjithashtu posedon akselerometrin dhe lente lëvizëse; është i lehtë për tu instaluar dhe vendosur në çdo TV, ndërsa fotografia kapet në cilësinë më të mirë të mundshme.
“Ne kemi projektuar një zgjidhje të fuqishme dhe unike që kombinon hardware-in dhe software-in për të thyer pengesat e bashkëpunimit në zyrën ose në shtëpinë tuaj”, ka thënë Bytyqi.
Për të mësuar më shumë, vizitoni: http://kck.st/2abHLnH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle prezanton "Daily Listen" - një mënyrë e re për të marrë lajme përmes audios
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet