Posta e Kosovës do të ofrojë edhe një shërbim të ri që ju mundëson të gjithë qytetarëve, por edhe bizneseve të blejnë dhe të shesin mallra online.
Platforma e shërbimit e-commerce, për ndërtimin e të cilit është punuar shumë nga ekspertë të Postës së Kosovës dhe të Postës Turke do të lansohet për shfrytëzim pas një testi njëjavor.
Marrëveshja që finalizon këtë platformë është nënshkruar sot në Ankara nga Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha si dhe Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Postës Turke (PTT), Kenan Bozgeyik.
Marrëveshjen e ka nënshkruar edhe ministri i Qeverisë Turke për Transport, Çështje Detare dhe Komunikim, Ahmet Arslan.
Kryeshefi Hoxha është shprehur i kënaqur që janë tejkaluar të gjitha sfidat teknike për lansimin e këtij shërbimi. Ai ka theksuar se përveç qytetarëve nga kjo platformë do të përfitojnë edhe bizneset dhe prodhuesit kosovarë sepse mund t’i ofrojnë mallrat e tyre për shitje online.
“Ky është vetëm fillimi i zhvillimit të shërbimit e-ccommerce nga ana e Postës së Kosovës. Ne do të ofrojmë edhe produkte dhe risi tjera në këtë fushë”, ka deklaruar Hoxha.
Të gjithë të interesuarit mund ta shfrytëzojnë këtë platformë në domenin postamall.com, që së shpejti do të vendoset në faqen zyrtare të Postës në internet.
Të gjitha produktet që blihen përmes këtij shërbimi, Posta e Kosovës do t’i transportojë në kohën më të shkurtër në adresën e përcaktuar nga konsumatori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFilloi sezoni veror në Central Park me "Bota Jote e Aventurave"
Çmime të jashtëzakonshme të derivateve në Prishtinë nga Petrol Company
A jeni gati për të fituar me Rugove?
Hekurudha Prishtinë-Durrës dhe punimet në rrugët për Podujevë e Pejë, flet ministri Aliu
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman