Policia e Kosovës sot organizon një ceremoni përkujtimore me rastin e pesë vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, policit Enver Zymeri.
Sipas një njoftimi nga Policia, ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit që gjendet në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Hyseni dhe Maxhuni do të bëjnë homazhe edhe tek varri i policit të vrarë në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku pastaj do të bëjnë një vizitë tek familja Zymberi në Vushtrri.
Polici Enver Zymeri është vrarë gjatë aksionit të Policisë në veri të vendit më 25 korrik të vitit 2011.
Deri më tani askush nuk është dënuar për vrasjen e heroit, ndërsa për vrasjen e tij akuzohen gjashtë serbë.
Pas rënies polici Enver Zymeri është dekoruar me urdhrin hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, ndërsa një rrugë në kryeqytet ka marrë emrin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe