LAJMI I FUNDIT:

Audi Q8 do të jetë shumë më luksoz se modeli A8 (Foto)

Audi Q8 do të jetë shumë më luksoz se modeli A8 (Foto)

Pasi publikoi në mënyrë ekskluzive modelin Q8, Autoexpress nuk ka humbur kohë për të dhënë detaje shtesë rreth këtij modeli.

Pos që thotë se është shumë më luksoz se A8, magazina ka mësuar edhe disa detaje teknike dhe estetike.


Thuhet se modeli i ri nga Audi do të jetë vetëm shtatë centimetra më lartë se toka, duke hequr dyshimet se ai do të përngjajë shumë me paraardhësin e tij A7, transmeton Telegrafi.

Audi Q8 do të jetë shumë më luksoz se modeli A8 foto 2

Gjerësia mes rrotave do të jetë e njëjtë, kurse do të ketë vend të bollshëm për pesë persona. Në pjesën e përparme do të vendoset një grill gjashtëkëndor, i cili do të jetë i ngjashëm me pjesën e pasme.

Audi Q8 do të jetë shumë më luksoz se modeli A8 foto 3

Sidoqoftë, vijat vertikale që janë të pranishme në secilën makinë nga kompania gjermane, do të mbesin edhe më tutje. /Telegrafi/