LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i 25 korrikut 2011 s’i solli gjë të mirë Kosovës!? (Video)

Aksioni i 25 korrikut 2011 s’i solli gjë të mirë Kosovës!? (Video)

Ishte tentativa e parë e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë sovranitetin në veri të vendit, aty ku tashmë 12 vjet nuk kishte qasje.

Kanë kaluar pesë vjet qëkur forca të shumta policore ia mësynë pjesës veriore të vendit, raporton KTV.

Por, aksioni i cili me urdhër të kryeministrit të atëhershëm, tashmë president i vendit, Hashim Thaçi, tentoi të fusë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, nuk arriti ta çojë misionin deri në fund.


Mijëra qytetarë serbë bllokuan rrugën, duke parandaluar hyrjen e policëve brenda pjesës veriore, ku pas disa orësh konfrontime, pjesëtari i njësisë speciale të Kosovës, Enver Zymeri, humbi jetën.

Ndonëse tani mbretëron krejt një situatë tjetër në veri të vendit, në aspektin politik kjo ndërhyrje policore konsiderohet si avantazh për shtetin e Serbisë dhe integrim më i lehtë për strukturat ilegale serbe në veri.

Për anëtarët e komisionit për siguri, veriu vazhdon të ketë probleme të mëdha edhe pas ndërhyrjes policore të ndodhur vite më parë.

Për më tepër, ata thonë se me këtë aksion shteti veçse humbi kontrollin në këtë pjesë të vendit.

Gjykata vitin e kaluar shpalli të pafajshëm dy serbë të akuzuar për vrasjen e Enver Zymberit, raporton KTV.

Ndërsa në një gjykim tjetër, janë duke u akuzuar dy serbët Sllobodan Sovrlliq dhe Radomir Kasalloviq dhe dy të tjerë po për këtë vrasje janë duke u kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, pasi ndodhen në arrati.

https://vimeo.com/176192869