Jeni nga Maqedonia dhe keni bërë aksident me veturë jashtë shtetit? Ja çka duhet të bëni!
Të gjithë shpejtojmë të shohim detin, ujin e kaltër dhe rrërën e artë në plazhe. Kjo është normale, por duhet pasur shumë kujdes që mos të bëjmë ndonjë aksident me pasoja katastrofale që do të na prishin pushimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ka disa rregulla ndërkombëtare që i njohin të gjitha policitë e shteteve fqinje por edhe në shtetet tjera që nuk kufizohen me Maqedoninë.
Telegrafi Maqedoni ju sjell disa hapa të cilët do të ju lehtësojnë problemin me shtetin, procedurat por edhe me aksidentin, sado i rëndë të jetë. Shpresojmë që gjatë aksidentëve mos të ketë të lënduar, se normal, vetura blihet me para.
Të gjithë e dijmë se për të udhëtuar jashtë shtetit na duhet karton i gjelbërt. Kartoni i gjelbërt na duhet të vërtetojmë se vetura është e siguruar dhe pas aksidentit vetura mund të rregullohet por pa harxhimet tuaja.
Pas aksidentit:
1.Sigurohu se bashkëudhëtarët janë mirë,
2.Siguroje vendin ku jeni aksidentuar me shenja sinjalizuese për ndërprerje të rrugës dhe mos e lëvizni veturën. Nxjerre telefonin dhe fotografojeni veturën se normal, fotografia flet më shumë se një mijë fjalë,
3.Thirr policinë dhe kërko një kopje nga raporti policor,
4.Nëse NUK JE FAJTORË, paraqite aksidentin në Bironë për kartona të gjelbërt në vendin ku ka ndodhur aksidenti. Në faqen e fundit të kartonit të gjelbërt i gjenë numrat e birove nga të gjithë shtetet. Kur të kthehesh në Maqedoni, njofto kompaninë tënde të sigurimit për aksidentin,
5.Nëse je FAJTORË duhet që të bësh një kopje të kartonit të gjelbërt për t’ia dhënë policisë apo personit me të cilin jeni ndeshur. Kur të kthehesh në Maqedoni, patjetër duhet që të paraqitesh tek kompania e sigurimeve për të dhënë deklaratë për aksidentin.
Nëse nuk të ndihmojnë këto hapa që jua siguroi Telegrafi Maqedoni, kontakto kompaninë e sigurimeve në Maqedoni ku ti ke siguruar veturën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze