LAJMI I FUNDIT:

Edhe një shpërthim me bombë në Gjermani: Siriani hedh veten në erë, 12 të plagosur (Foto/Video)

Edhe një shpërthim me bombë në Gjermani: Siriani hedh veten në erë, 12 të plagosur (Foto/Video)

Një sirian 27-vjeç, ka hedhur vetën  në erë me bombë në një restorant në qytetin Ansbach afër Nurembergut, duke lënë të plagosur 12 persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ky është incidenti i katërt i këtij lloji që është duke ndodhur në Gjermani, gjatë katër ditëve të fundit, transmeton Telegrafi.


2

Sipas dëshmitarëve, sulmuesi që mbante një qante në shpinë, ishte përpjekur të arrij në zonën ku po mbahej një festival i muzikës. Por pasi që nuk kishte biletë, atij i është ndaluar hyrja me ç’rast ka aktivizuar eksplozivin.

3

“Kemi qenë në kompleksin ku po mbahej festivali. Aty ishte duke përformuar një bend kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Menjëherë të gjithë u kthyem për të shikuar se çfarë ndodhi, dhe aty pamë se një anëtarë i sigurisë po vraponte drejt hyrjes ku po qëndronin të shtrirë dy persona”, ka deklaruar dëshmitari Kevin Kriger.

4

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann, ka thënë sot se beson se azilkërkuesi që ka hedhur vetën në erë në Ansbach ishte nxitur nga ekstremizmi fetar.

5

“Personalisht mendoj se kemi të bëjmë me një sulmues vetëvrasës”, ka deklaruar Herman për agjencinë e lajmeve DPA.

6

I pyetur nëse sulmuesi mund të ketë lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik, Hermann ka thënë se nuk përjashtohet mundësia, edhe pse deri më tani nuk ka ndonjë provë konkrete lidhur me këtë.

7

“Me sa duket qëllimi i tij për të vrarë sa më shumë njerëz, flet për mundësinë e ndonjë lidhje me Shtetin Islamik”, ka shtuar Hermann. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori