LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Partia Demokratike reagon ndaj rrjedhjes së emailave

SHBA: Partia Demokratike reagon ndaj rrjedhjes së emailave

Pak para fillimit të Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike ka reaguar për informacionet lidhur me rrjedhjen e emailave në opinion.

Robby Mook, menaxher i fushatës i së nominuares së supozuar demokrate për presidente, Hillary Clinton, ka sugjeruar se beson se “aktorët shtetërorë rusë” mund të kenë qenë të involvuar në rrjedhjen e emailave të partisë, me qëllim që të ndihmohet rivali republikan, Donald Trump, i cili ka thënë se do të synoj përmirësimin e lidhjeve me Moskën, nëse zgjidhet president.


Mook i tha rrjetit CNN se ai nuk mendon se “ishte koincidencë” që emailat janë publikuar “në vigjilje” të Konventës Kombëtare Demokratike , që fillon sonte në Filadelfi.

Prej më se 19 mijë emailave të vjedhur e të publikuar nga faqja në Internet, Wikileaks, tregojnë se pjesëtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik e kanë favorizuar kandidaten, Hillary Clinton, ndaj rivalit të saj, Bernie Sanders, gjatë zgjedhjeve partiake, duke i zemëruar grupet më progresive të partisë, transmeton Rel.

Kryesuesja e Komitetit Kombëtar Demokratik, Wasserman Schultz, mbrëmë vonë ka shpallur se do të paraqes dorëheqje “në fund të kësaj konvente”.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori