Njohësit e çështjeve juridike thonë se puna e Prokurorisë Speciale publike në Maqedoni, është me interes jetik për ndërtimin e institucioneve të shëndosha, duke nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata të cilët janë përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale.
Për këtë arsye edhe në marrëveshjen politike të së mërkurës qartë është definuar se në rast se Gjykata Kushtetuese merr vendim për të pezulluar Prokurorinë, në atë rast partitë politike kryesore janë zotuar se përmes Ligjit të ri, Prokuroria Speciale do të duhet të ri-themelohet brenda pesë ditëve duke mos e penguar punën e këtij institucioni.
Margarita Caca Nikollovska, ish-gjykatëse në Strasburg thotë se kjo zgjidhje e arritur mes partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, në një mënyrë synon, siç shprehet ajo, “të shpëtojë eliminimin e këtij institucioni”. Kjo, sepse, një pjesë e strukturave udhëheqëse kanë frikë nga përballja me drejtësinë dhe në çdo mënyrë mundohen ta paralizojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike, madje edhe përmes Gjykatës Kushtetuese, e cila me veprimet e saj ka dëshmuar se është vegël e partive në pushtet.
“Nëse pezullohet puna e Prokurorisë Speciale si institucion që heton një varg krimesh ku janë të përfshira strukturat e larta të partive në pushtet, unë pyetem se çka do të ndodhë në atë rast me të gjitha ato veprime që i ka ndërmarrë pikërisht Prokuroria Speciale Publike”, thotë ajo për REL.
“Sipas meje, synohet t’i bëhen obstruksione Prokurorisë Speciale si institucion, duke e kthyer në pikën zero, me qëllim që të gjithë ata që do të duhet të jepnin llogari para ligjit dhe drejtësisë, të kenë hapësirë kohore për të fshehur gjurmët e veprimeve të tyre që kanë të bëjnë me vepra të shumta kriminale që i nxorën në pah bisedat e përgjuara”, thotë ajo.
Por, Mersim Maksuti, ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë konsideron se Gjykata Kushtetuese, duke mos u prononcuar për muaj të tërë rreth kushtetutshmërisë e funksionimit të Prokurorisë speciale, luan rolin e xhelatit”.
“Megjithatë, sipas tij, përfshirja e kësaj çështjeje në marrëveshjen e fundit, paraqet garanci se faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë që Prokuroria Speciale të humbasë në peshë, madje as të zvogëlojë kompetencat e veprimit të saj.
“Në vijë të fundit marrëveshjen e fundit mes partive politike e shoh si garanci se nuk mund të luhet me funksionimin e Prokurorisë Speciale në Maqedoni dhe në vijë të fundit bashkësia ndërkombëtare nuk lëshon pe kur bëhet fjalë për përballjen me drejtësinë e të gjithë atyre, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion, përfshirje në veprime kriminale”.
“Bashkësia ndërkombëtare do të insistojë që të shkojë drejtësia deri në fund dhe në këtë formë e shoh dhe përfshirjen e kësaj pike edhe në marrëveshjen e fundit politike”, vlerëson Maksuti.
Në marrëveshjen politike të arritur të mërkurën ndërmjet forcave politike kryesore, nuk u përfshi kërkesa e sektorit civil dhe intelektualëve të pavarur për formimin e një departamenti special në kuadër të Gjykatës penale të Maqedonisë, si garanci për të shkuar deri në fund të gjitha proceduarat hetimore që ngritjen nga ana e Prokurorisë speciale.
Por, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kjo kërkesë do të jetë në fokus të bisedimeve mes faktorit ndërkombëtar dhe autoriteteve të vendit me qëllim që t`i krijohen kushte Prokurorisë Speciale që lëndët, të cilat ajo i ngre të marrin dhe epilog gjyqësor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Publike asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për lirimin me kusht të Mijallkovit
Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë
E ashpër dhe polarizim i madh politik – çfarë fushate zgjedhore presin analistët?
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles