LAJMI I FUNDIT:

Statistika për 45 vite: Duket e çuditshme, por kurrë më pak terrorizëm s’ka pasë se në Evropën e shekullit XXI (Foto)

Statistika për 45 vite: Duket e çuditshme, por kurrë më pak terrorizëm s’ka pasë se në Evropën e shekullit XXI (Foto)

Viti 2016 del të jetë viti më i përgjakshëm në Evropë për nga numri i viktimave të sulmeve terroriste në këtë shekull – shumë më keq se më 2015, 2011, 2005 dhe 2004. Megjithatë, numri i viktimave të sulmeve terroriste në shekullin e XXI vështirë se mund të krahasohet me ato të vitit 1972, 1974, 1980 dhe 1988. Në secilin prej këtyre viteve terrorizmi ka marrë mbi 450 viktima, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Viti 2015, për nga numri i viktimave (148), ishte më i përgjakshmi në Evropën Perëndimore që nga viti 2004, kur nga sulmet terroriste të janë vrarë 196 veta dhe janë plagosur mbi 1900. Numri më i lartë me vdekjeve u regjistrua me rastin e sulmeve terroriste në Madrid, kur treni me udhëtarë shpërtheu duke lënë 191 persona të vrarë, transmeton Telegrafi.

statsi01


Përveç Madridit më 2004 dhe Parisit vitin e kaluar, në Evropën perëndimore nga viti 1995 e deri sot kanë ndodhur tri sulme të mëdha terroriste: në vitin 2011 në Norvegji, ku Anderes Breivik vrau 77 njerëz; në vitin 2005 në Londër, kur nga sulmi terrorist u vranë 52 persona; dhe sivjet, kur një shofer kamioni në Nice la 83 persona të vrarë.

Midis viteve 1970 dhe 1994, sulmet terroriste në Evropë kanë qenë shumë më të shpeshta: sulmet e IRA-s, ETA-s, Brigadave të Kuqe, “Viteve të plumbit”…

Në 45 vitet e fundit, në Evropën Perëndimore kanë ndodhur më shumë se 16.000 mijë sulme terroriste, pra mesatarisht 350 në vit – thuhet në statistikat e Global Terrorism Database.

statsi02

Numri më i madh i sulmeve u regjistrua në vitin 1979, kur u kryen 1019 të tilla. Gjatë viteve ‘70, ‘80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, çdo javë kanë ndodhur mesatarisht dhjetë sulme terroriste.

Viti e kaluar sigurisht që shënon ngritje në numrin e viktimave të sulmeve terroriste në shekullin XXI. Numri i të vrarëve e të plagosurve është mbi mesataren e 45 viteve të fundit, por ende më i ulët se gjatë viteve 1970 dhe 1980. Viti më vdekjeprurës atëherë ishte 1988, kur terrorizmi në Evropën Perëndimore merr 440 viktima. Numri më i madh i të plagosurve është regjistruar në vitin 2004, në Madrid. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin

Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Evropa
Kalo në kategori