LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Politikanët e degraduan shëndetësinë publike

Demhasaj: Politikanët e degraduan shëndetësinë publike

Shëndetësia Publike që nga paslufta nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverisje. Anashkalimi i këtij sektori, sipas UD të drejtorit të organizatës “Çohu”, Artan Demhasaj, është bërë me vetëdije nga politikanët të cilët kanë pasur interes të forcojnë spitalet private.

Në intervistën dhënë gazetës Koha Ditore , Demhasaj ka folur për fenomenet që po e degradojnë tutje këtë sistem.


Sipas tij, afera “stenta” është faktor që tregon se politika është “sektori me i korruptuar” pasi që, sipas tij, kjo aferë ka lindur nga politika. Ai ka folur edhe për përfitimet e jashtëligjshme të mjekëve për përshkrimin e barnave.

Buxheti i ndarë për shëndetësi nga Qeveria e Kosovës, sipas tij, është i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e pacientëve. Gjendjen në këtë sektor e rëndon edhe më shumë keqmenaxhimi me këtë buxhet.

Për Demhasajn fenomeni i “tenderomanisë” në MSH e QKUK vazhdon. Për tenderë, sipas tij, kanë hyrë në luftë edhe dy partnerët e koalicionit të cilëve nuk u interesojnë “shërbimet më të mira qytetarëve, por që të kenë nën kontroll dhënien e tenderëve kompanive të afërta”.