Ditën e dielë, më 24 korrik, në Teatrin “Poshka” fillon edicioni i tretë i festivalit të teatrove “K’tu fest-2016”, që do të zgjasë deri më 29 korrik në Strugë.
Ditën e dielë, më 24 korrik, do të zhvillohet ceremonia tradicionale e hapjes së festivalit. Kjo ceremoni do të zhvillohet në ora 20.30 dhe filla pas hapjes, dhe fjalës hyrëse, Teatri Poshka i Strugës, për të pranishmit paraqitet me një shfaqje përshëndetëse nga Shkolla Edukimit Nëpërmjet Teatrit. Fill pas kësaj do të shpallet çmimi “Ars Gratia Artis” ndërsa minutat në vazhdim i janë dedikuar filmit me metrazh të shkurtër i nominuar për “Oscar” – “Shok”, me skenar dhe regji të Jamie Donoughhue, që është bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, realizuar në Kosovë, që për herë të parë konkuron në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj, me asistente të regjisë, regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson. Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “Eagle Eye Films Kosova”, me producent Eshref Durmishi dhe “Eagle Eye Media Ltd” me producent Harvey Ascott.
Në ditët në vazhdim të këtij festivali do të radhiten shfaqet si vijon:
Shfaqe nga Rumania Kompania Teatrore”Teatru Acum”Cluj paraqet ” Femra…Si një fushë beteje”, në regji të Laszlo Vadas kun ë rolet e tyre paraqiten Dana Bontidean dhe Ionut Constantinescu.
Ditën e tretë, në programin “matine” në ora 11:00, do të shfaqet dokumentari “Matanë malit” në regji të Merita Cocolit, ndërsa në orët e mbrëmjes, Teatri i qytetit Prishtinë-Dodona do të prezantohet me shfaqen: “Ikja nga Gjermania” të autorit Ilir Ajdini, në regji të Kastriot Saqipi, ndërsa në rolet kryesore paraqiten: Brahim Basha, Basri Shala –Virusi.
Ditën e mërkurë, në programin “matine” në ora 11:00, do të shfaqet filmi i shkurtër “Fjala” në regji të Arsim Fazliut, në interpretim të: Muzafer Etemit dhe Blerim Ismanit, ndërsa në programin e mbrëmjes, Teatri Shqiptar Shkup paraqitet me shfaqen : “Dashnori” , të autorit Harold Pinter, në regji të Besfort Idrizit ndërsa në rolet i interpretojnë: Fisnik Zeqiri dhe Amernis Jovanovska – Nokshiqi, me skenografi të Enes Dearit.
Dita e enjte, 28 korrik, në programin e paraditës- “matine”, në ora 11.00, Teatri “Migjeni” nga Shkodra paraqet shfaqen: “Dashuritë e Xhorxh Ëashingtonit”, të autorit Miro Gavran, përkthyer nga Rudi Erebara, ndërsa në rolet kryesore paraqiten: Sara Smaja, Kristina Dodaj..
Skena e mbrëmjes përmbyllëse të edicionit të tretë të festivalit “K’tu Fest” i është lënë në dispozicion Teatrit “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi, që do të paraqitet me shfaqen “Një jetë me ty”, të autorit dhe regjisorit Erion Kame, ndërsa rolet i interpretojnë: Romir Zalla, Suela Bako dhe Vilma Hodo, ndërsa skenografia është e Noset Shijakut, njofton Ina.
Gjatë ditëve të festivalit, çdo mbrëmje pas programit të rregullt, organizohet “Super festë Artistë feat publik” ndërsa ditën e fundit, të premten më 29 korrik, në orët e paraditës është paraparë “Takim i hapur artistik”.
Gjatë ditëve të festivalit “K’tu Fest”, do të ketë shumë mysafir të ftuar, sidomos figura të mëdha të skenës artistike të teatrit dhe kinematografisë mbarëshqiptare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kur vjen një mysafir i pa ftuar, mendoj mos u kthy”, familjarët zhgënjehen me mos-zbatimin e deklaratës për të pagjeturit
PS propozon amendament për ndalimin e tradhtarëve ndaj atdheut në zgjedhje, iniciativë e nisur nga rast i Fredi Belerit
Aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës