LAJMI I FUNDIT:

Erdogan me dekret presidencial mbyll mijëra institucione

Erdogan me dekret presidencial mbyll mijëra institucione

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar mbylljen e mbi 1 mijë shkollave private ndërsa e ka zgjatur periudhën gjatë së cilës të dyshuarit mund të mbahen të paraburgosur pa aktakuzë.

Ky është dekreti i parë i liderit turk pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Erdogan e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasditën e të mërkurës duke thënë se kjo iu jep mundësi autoriteteve që të spastrojë institucionet e vendit nga përkrahësit e grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut gjatë të cilit u vranë së paku 246 persona.


Dekreti i parë i nënshkruar nga Erdogani autorizon mbylljen e saktësisht 1043 shkollave, 1229 shoqatave humanitare dhe fondacioneve, 19 sindikatave tregtare, 15 universiteteve dhe 35 institucioneve shëndetësore, shkruan më tej sot Anadolu.

Të gjitha këto institucione dyshohet së kanë lidhje me klerikun turk, Fetullah Gylen që jeton në SHBA.

Gylen i ka hedhur poshtë akuzat se lëvizja e tij qëndron prapa grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut.

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori