LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i kosovares që përjetoi sulmin e Munihut: Ishte tmerr i vërtetë

Rrëfimi i kosovares që përjetoi sulmin e Munihut: Ishte tmerr i vërtetë

Shqipe Mehmeti është një nga personat që janë gjendur brenda qendrës tregtare “OEZ”, ku sot ndodhi një sulm nga tre persona që kanë shtënë me armë.

Ajo ka folur në “Interaktiv” të KTV-së, duke thënë se kjo ka qenë dita më e tmerrshme që ka përjetuar deri sot, transmeton Koha.net.


Mehmeti ka parë njërin nga sulmuesit, që sipas saj kanë qenë brenda McDonald’s-it – ku kanë qenë duke u ushqyer – dhe njëri prej tyre ka dalë me armë në hapësirën e qendrës dhe ka filluar të shtënat.

“Rreth orës 18:00 ishin tre sulmues terroristë në atë qendër. Unë isha në qendër tregtare e ata ishin në McDonalds. Njëri doli dhe filloi të shtënë drejt njerëzve. E kam parë njërin nga sulmuesit”, rrëfen Mehmeti, e cila më pas është mbyllur në zyrën e kompanisë që punon, bashkë me një djalë tjetër nga Kosova që punon në qendër.

“Kemi qëndruar aty për rreth një orë dhe më pas kam folur me kompaninë time, e cila ka thënë të dal jashtë. Sa e hapa derën me dalë, ishin 10 policë specialë që na kontrolluan e më pas na evakuuan. Ishte tmerr i vërtetë, të gjithë qanin, ishte grua nga Gostivari që qante për vajzën e vet që punon brenda qendrës”, ka shtuar Mehmeti, që potencoi se kjo qendër është shumë e frekuentuar.

Gjithçka rreth sulmit në Munih
Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit në Munih

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori