LAJMI I FUNDIT:

Një banore e Velesit mashtron tre qytetarë, u merr nga 500 euro për punësim

Një banore e Velesit mashtron tre qytetarë, u merr nga 500 euro për punësim

Duke premtuar se do ti punësojë në fabrikën e autobusëve Van Hool për një shumë prej 500 eurosh, 34 vjeçarja me inicialet A.M. nga Velesi, ia ka dalë të fitojë 1.500 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë mashtrim e dyshuara e ka kryer gjatë muajit maj të këtij viti. Tre banorët e mashtruar të Velesit janë takuar me të që të informohen rreth punësimit në fabrikë. Në bisedë me to ajo ka premtuar se ka kompetenca për tu siguruar punësim por për këtë u ka kërkuar kompensim prej 500 euro.

Për më se një muaj të mashtruarit kanë pritur të thirren për vendet e punës. Pasi kjo nuk ka ndodhur, rastin e kanë paraqitur në polici.


Sektori për punë të brendshme në Veles menjëherë e ka gjetur të dyshuarën dhe pas marrjes në pyetje kundër saj janë ngritur tre kallëzime penale për mashtrim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori