LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Shkollat e lëvizjes së Gulen nuk do të mbyllen

Bajrami: Shkollat e lëvizjes së Gulen nuk do të mbyllen

Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami ka thënë se shkollat turke që veprojnë në Kosovë nuk do të mbyllen. Ai ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turisë në aspektin arsimor.

“Këto shkolla nuk do të mbyllen. Bashkëpunimi ynë mes dy shteteve në aspektin e arsimit do të vazhdojë edhe me tutje”, ka thënë ministri Arsim Bajrami në RTK.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka marr asnjë kërkesë zyrtare për mbylljen e këtyre shkollave.


Në Kosovë dhe Shqipëri, Lëvizja Gulen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulet, Kolegjet Turke, deri në të lartin, si Universitete, të cilat operohen nga Turgut Özal Education Company dhe Fondacioni Arsimor Gulistan.