Ndërtimi i xhamisë në veri të lumit Ibër, ka nxitur pakënaqësi tek zyrtarët serbë në Kosovë.
Ka qenë kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ai i cili ka thënë se ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, nuk është e autorizuar për të vendosur për zgjidhjet urbane në veri të Kosovës. Sipas tij, ajo nuk pyetet lidhur me atë se a do të ndërtohet dhe ku xhamia në veri të Ibrit.
Lidhur me këtë deklaratë të Rakiqit, Tahiri ka thënë se është ai që duhet t’i respektojë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Çështja e obligimeve shtetërore dhe e detyrave të secilit qeveritar, qoftë në nivelin qendror apo lokal, është çështje e shtetit të Kosovës dhe obligimeve për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës. Rakiq është kryetar i Komunës i zgjedhur me votat e qytetarëve në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe duhet të sillet si i tillë”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Tahiri ka shtuar se sa i takon zhvillimeve në pjesën veriore të vendit, çdo gjë duhet të bëhet duke respektuar në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Individët që janë në Qeveri janë zyrtarë, mirëpo çdo zyrtar duhet ta dijë se kur e ka marrë detyrën e ka marrë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve, prandaj ky është obligimi i Rakiqit: të respektojë ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën”, u shpreh Tahiri.
Ministrja ka theksuar se në vizitën e saj që pati në Mitrovicë, me kryetarin Agim Bahtiri dhe kryetarin e Bashkësisë Islame të kësaj komune, Asllan Murati, është diskutuar për heqjen e barrikadës nga Ura e Ibrit, si dhe ndërtimin e xhamisë së Ibrit. Tahiri theksoi se ndërtimi i kësaj xhamie është i domosdoshëm dhe se do të ndodhë.
“Rivitalizimi i Urës së Ibrit është duke u vonuar nga BE, dhe meqenëse në afërsi të këtij plani është trolli i Xhamisë së Ibrit, një xhami e kohërave të hershme që nga shekulli XVII dhe e cila për shkak të gjenocidit serb është shkatërruar, natyrisht se rindërtimi i saj është i domosdoshëm. Me ligj i takon autoriteteve fetare dhe natyrisht që do të realizohet. Hapat ne i kemi përcaktuar në takim me kryetarin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës dhe u pajtuam që së pari duhet të hiqet barrikada dhe kur të përfundojë ky proces t’i hapet rruga edhe ndërtimit të kësaj xhamie”, theksoi ministrja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles