Në një vend sekret që bombarduesit e Rusisë e shkatërruan me bomba thërrmuese muajin e kaluar, qëndronin pjesëtarët e Ushtrisë amerikane dhe asaj britanike, shkruan Wall Street Journal duke cituar Fox News. “Sulmi rus në një bazë të fshehtë të CIA-s është pjesë e presionit të Kremlinit ndaj Shteteve të Bashkuara, për t’i detyruar që të koordinohen me ta për luftën në Siri”, ka shkruar gazeta, duke cituar informacionet e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit.
Sulmi ndaj bazës sekrete të CIA-s ndodhi më 16 qershor, por u bë i njohur tek tani. Një ditë para sulmit, 20 nga 24 pjesëtarët e forcave speciale britanike u tërhoqën nga baza, si dhe kolegët e tyre amerikanë, për të kaluar në Jordani. Ata gjithmonë natën shkonin në Jordani, për shkaqe sigurie. Kështu, nga sulmi rus vrarë mbetën të vrarë katër kryengritës sirianë, transmeton Telegrafi.
Pas sulmit të parë në të cilën ishte hedhur bomba thërrmuese, Qendra Ajrore Amerikane në Katar menjëherë kontaktoi bazën ruse në Latakia të Sirisë, për t’i informuar se është sulmuar baza e tyre në afërsi të kufirit me Jordaninë. Megjithatë, 90 minuta pas thirrjes së amerikanëve, rusët goditën sërish, ndonëse e dinin se është bazë sekrete e CIA-s.
Zyrtarët rusë fillimisht ishin arsyetuar ndaj Pentagonit se kanë menduar se kjo ishte bazë e të ashtuquajturit Shteti Islam, por amerikanët nuk e pranojnë këtë shpjegim. Rusët gjithashtu thanë se kanë marrë nga jordanezët leje për sulm aty, por prapë SHBA-të nuk kishin asnjë dëshmi për autorizim të tillë. Ndaj, arsyetimi i fundit rus ishte se nuk mund të tërhiqnin sulmin pasi amerikanët nuk ua dhanë koordinatat e sakta të bazës.
Ky sulm thelloi mosbesimin midis Pentagonit dhe CIA-s në njërën anë dhe Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit në anën tjetër. Në fakt, derisa ushtarët dhe oficerët e inteligjencës thonë se rusët duhet të paralajmërohen për pasojat, SHBA-të dhe Rusia arritën marrëveshje për mos sulmim të kryengritësve që mbështesin amerikanët, e në anën tjetër cak do të jetë Fronti al-Nusra, me çka Pentagoni dhe CIA nuk po pajtohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkoi për t’i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia
Kaos në aeroportin e madh të Londrës pas evakuimit për shkak të ‘sendit të dyshimtë’ në një bagazh
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje