LAJMI I FUNDIT:

Për shkaqe teknike ndërpritet seanca e rastit “Lagja e trimave”

Për shkaqe teknike ndërpritet seanca e rastit “Lagja e trimave”

Për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në Gjykatën penale, seanca dëgjimore është ndërprerë dhe vetëm njëri nga gjashtë dëshmitarët e mbrojtur në rastin “Lagja e trimave” ka arritur që të dëshmojë para trupit gjykues, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pasi që bëhet fjalë për dëshmitarë të mbrojtur, seanca sërish ishte e mbyllur për publikun, gjegjësisht gazetarët nuk u lejuan që ta ndjekin, por avokatët sqaruan se seanca gjyqësore është ndërprerë për shkaqe teknike.

“Vazhdon seanca, dëshmitarët e mbrojtur ende janë duke dhënë dëshmi. Për sot kemi të paraparë gjashtë dëshmitarë. Tash mund të them se mbaruam me dëshmitarin e parë, por për shkaqe teknike seanca u ndërpre”, ka deklaruar avokati, Mefail Arsllani.


Avokatët mbrojtës kanë njoftuar se për dallim nga seancat e kaluara, klientët e tyre nuk janë ankuar për keqtrajtime psikike apo fizike.

“Nuk ka ankesa që kanë përjetuar ndonjë maltretim psikik apo fizik, kështu që shpresojmë që edhe në të ardhmen mos të ketë ankesa të këtilla”, a deklaruar Arsllani.

Vazhdimi i seancës së sotme e cila u ndërpre për shkaqe teknike pritet të mbahet më 28 korrik./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori