Kompleksi i Gülenit ruhet mirë, gjendet në qytetin e vogël të Saylorsburgut në Pensilvani, rreth 160 kilometra larg New Yorkut. Ankaraja i konsideron si zyrat qendrore të armikut më të madh të vendit. Akuzat e Presidentit turk janë serioze dhe ai kërkon që të mbrojë veten dhe lëvizjen që drejton
Fethullah Gülen është i ulur në një dhomë të vogël pritjeje në shtëpinë e tij. Ka një tavolinë të vogël anësore ngjitur me të, një ventilator të kaltër dhe një gotë me ujë. Ai mban veshur një xhaketë të errët dhe pantofla lëkure. Burri i vjetër kërkon që të thotë diçka për revistën gjermane “Der Spiegel”.
“Unë jam i përgatitur që të hetohem nga një komision ndërkombëtar”, thotë ai. “Nëse ata thonë se unë jam fajtor, atëherë unë do të shkoj në dhomën e ekzekutimit. Por kjo nuk do të ndodhë, sepse unë nuk kam bërë asgjë”.
Güleni ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e akuzoi atë se bashkë me lëvizjen ndikuese islamike që drejton ishin autorët e grushtit të shtetit të fundjavës së kaluar, i cili dështoi. Sipas tij, predikuesi fetar gjithë puçin e drejtoi nga shtëpia e tij në SHBA, ku ai jeton në arrati që prej vitit 1999, për shkak se në vendlindje ka shumë armiq.
Organizata që drejton, e quajtur “Hizmet”, operon një rrjet global shkollash, firmash dhe kompanish mediatike, dhe konsiderohet si një organizatë terroriste nga njerëzit e Erdoganit.
Ai nuk ka fare të bëjë me puçin dhe sjellja e Erdoganit është afër kufirit të marrëzisë.
“Disa herë unë e kam thënë se jam kundër çfarëdolloj dhune kur bëhet fjalë për të arritur objektiva politikë”, tha ai, duke shtuar se mbështet demokracinë në Turqi. “I refuzoj puçet ushtarake”.
VIZITA E RRALLË
Ata që do të vizitojnë 75-vjeçarin, i nënshtrohen një skanimi të hollësishëm në hyrje të kompleksit të tij të stërmadh, me roje të armatosura që kontrollojnë çdo vizitor me detaje.
Duke qenë subjekt i kërcënimeve me vdekje, FBI-ja e këshilloi atë që të merrte të tilla masa sigurie. Ka shumë ndërtesa në pronën e cila i ngjan një parku ku ndjekësit e tij mund të falen. Pak njerëz duken dhe një Porsche SUV mund të shikohet në një vend parkimi. Normalisht, miqtë rrallëherë priten këtu, dhe media nuk ka akses.
E megjithatë këtë fundjavë, Güleni ia hapi dyert e shtëpisë së tij një grupi reporterësh.
Ai jeton i tërhequr, në pjesën e pasme të pronës dhe miqtë ose duhet të heqin këpucët e tyre për të shkuar te dhoma e pritjes, ose duhet që t’i mbështjellin ato me mbulesë plastike. Kurse gratë duhet që të mbulojnë shpatullat.
Dhoma e pritjes është zyrtare, me shumë ar, ornamente, tapete elegante dhe porcelan cilësor. Suret e Kuranit varen nga muret dhe një enciklopedi e islamit mund të gjenet në rafte.
MIQËSIA E PRISHUR
Güleni është i ulur në një divan dhe duket i dobët. Një ndihmëse e tij thotë se ka vuajtur nga diabeti dhe zemra. Ai flet turqisht me një zë të qetë, por përgjigjet janë të gjata, shumë të gjata. Predikuesi shfaqet si shtetar ndërsa flet për Erdoganin. Ai e njeh Presidentin turk shumë mirë.
Gjatë ngritjes së partisë së Erdoganit, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi (AKP), Güleni dhe Presidenti turk ishin aleatë, të bashkuar nga feja. Tani ata e përçmojnë njëri-tjetrin.
Kur Gülen shkoi në arrati u kërkoi mbështetësve të merrnin kontrollin e Turqisë, duke i infiltruar ata në institucionet shtetërore, e kjo bëri që ndaj tij të lëshohej një mandat arresti.
Ngritja e Gülenit nisi në 1970, kur ai qe imam në xhaminë e qytetit veriperëndimor të Edirnesë. Ceremonitë lideri karizmatik i shpërndante me kaseta video dhe audio, dhe ndjekësit e tij u rritën vazhdimisht. Përgjatë së njëjtës periudhë, ai ndërtoi një rrjet shkollash private me konvikte, që i quajti “shtëpi drite”.
Përgjatë rrjedhës së viteve, nxënësit u kthyen në mbështetës së tij. Në ditët e sotme, ata zotërojnë gazeta, televizione dhe banka. Opinionet për imamin nuk mund të ishin më të kundërta. Njerëzit që i janë larguar lëvizjes së tij e konsiderojnë atë si një sekt, jo shumë ndryshe nga “Scientology” në SHBA. Të tjerë e shikojnë Gülenin si një nga predikuesit më të rëndësishëm të islamit modern, që kërkon të shpërndajë një interpretim më tolerant të besimit fetar.
Për një kohë të gjatë, Erdogani ishte një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj, madje mes tyre pati një aleancë jozyrtare. Mbështetësit e Gülenit siguruan vota për partinë AKP të Erdoganit, dhe ky i fundit u dha mbrojtje bizneseve të paqarta të lëvizjes, kur mori pushtetin në 2002.
RRUGËT NDARËSE
Po,r pas zgjedhjeve të vitit 2011, ku AKP-ja fitoi gati 50 të votave, me sa duket Erdogani u ndje i fortë mjaftueshëm sa të prishte paktin me Gülenin. Erdogani, i cili qe Kryeministër atëherë, pushoi nga puna zyrtarë të rëndësishëm të drejtësisë dhe funksionarë të partisë që i konsideronte si ndjekës të predikuesit. Gjithashtu, ai urdhëroi shërbimet sekrete që të monitoronin lëvizjen.
Ndarja finale ndërmjet të dyve erdhi në nëntor të 2013it, kur Erdogani, bëri publik mendimin e tij për të mbyllur qendrat tutoriale të lëvizjes “Gülen”. Rreth 2 milionë të rinj turq vizitojnë shkollat që të përgatiten për provimet e hyrjes në universitete.
Ato i sigurojnë Gülenit burimin më të rëndësishëm të të ardhurave, por gjithashtu shërbejnë si vende ku ai mund të rekrutojë ndjekës të rinj.
Për vite me radhë, Erdogani ka besuar se Gülen kërkoi që të sfidojë pushtetin që ai ka në vend.
Ndërkohë, Gülen beson se miku i tij i dikurshëm është kthyer në tiran që ka për qëllim të eliminojë çdolloj opozite.
“Erdogani është kaq i uritur për pushtet sa ai beson se çdo person tjetër është gjithashtu’, thotë Gülen. “Ai vjen nga një familje e varfër dhe tani jeton në shumë pallate. Suksesi dhe pushteti e kanë helmuar atë”.
NË DHOMËN E GJUMIT TË GÜLENIT
Së fundmi, Gülen po kërkon ta paraqesë veten si e kundërta e Presidentit në Ankara. Organizata e tij ka miliona asete në dispozicion, por ai vetë pretendon se nuk zotërona asgjë personale.
Ndihmësit tregojnë se predikuesi jeton vetëm për fenë e tij. apartamenti i tij, i hapur së fundmi për vizitorët ka dy dhoma. Ai fle në një dyshek në dysheme dhe ngjitur me të është një tavolinë me libra, shishe të vogla vaji dhe një kuti e vogël thesari në stil otoman. Një pikturë e “Kupolës së Shkëmbit” (vend i shenjtë në Jerusalem, i treti më i rëndësishëm pas mekës dhe Medinës për myslimanët) varet në mur dhe një flamur turk mbulon raftin.
Por një vëmendje e madhe i është kushtuar sigurisë së tij, xhamat janë veshur në të zi, për të mos parë do të lëvizjet, kurse dyert hapen vetëm me kartë. Një ashensor e çon predikuesin direkt në garazh, ku ai rregullisht dërgohet për të kryer kontrolle shëndetësore. Ndryshe, ai kurrë s’e lë shtëpinë.
PËRSE KAQ I DIFERENCUAR
Gülen është përshkruar si ekstremisht introvert, por duket e vështirë që të imagjinosh nëse kjo është arsyeja. Pastaj, si një njeri kaq i rezervuar nuk do të mund të ngrinte një lëvizje kaq influencuese dhe të përhapur? Ndjekësit e tij janë në pozicione të rëndësishme të shtetit, në sistemin gjyqësor, ushtarak dhe serën politike. Masat e Erdoganit kanë prekur edhe rrjetin e predikuesve të tij në Turqi.
Por, ky zotëri në pamje të parë i qetë dhe modest ka një ide të qartë për lojën politike që po ndodh në atdheun e tij.
Gülen mendon se mund të ketë qenë vetë Erdogani që e kreu puçin në mënyrë që të forcojë pushtetin. Ai theksoi se Presidenti foli për një mundësi të artë për të kryer grushtin e shtetit.
Por ai shtoi se u befasua edhe nga drejtimi që mori puçi. Predikuesi tha se në fund të fundit, rebelët dështuan që të eliminonin liderët politikë që prej fillimit. Ai po bën publike teorinë e tij konspirative, për të kundërshtuar atë të presidentit turk. Por nuk ka asnjë provë.
INTRIGA, PROPAGANDA DHE LUFTËRA PËR PUSHTET
Guleni revokohet pasaportaNë këtë konflikt, është e vështirë që të thuash, kush tregon të vërtetën, kush gënjen, apo kush ka gjysmë të drejtë.
Prej kohësh, politikat turke u mbushën me intriga, propagandë dhe luftëra për pushtet.
Por një vizitë me Gülenin nuk të lë me përshtypjen se ai është një lloj organizatori terrorist apo puçist.
Prapë, e vështirë që të jesh i sigurt. Në të tillë situatë, është e vështirë që të thuhet çfarë është e vërtetë, e çfarë e stisur.
Çfarë do të ndodhë më vonë?
Erdogani i kërkon SHBA-së që ta ekstradojë Gülenin, por ai ende nuk ka përpiluar një kërkesë zyrtare dhe predikuesi nuk beson se ai do të ekstradohet. Ai thotë se rivali i tij, nuk ka prova që t’ua tregojë amerikanëve. “Sistemi i drejtësisë së SHBA-së punon. Amerikanët nuk do të më kthejnë mua në Turqi nëse nuk ka një arsye të prekshme”.
Vlerësimi i tij është më shumë se sa fjalë boshe. Me statusin prej rezidenti të përhershëm, ai shprehet se e pëlqen Amerikën shumë dhe këtu ndihet si në shtëpi. Madje, Güleni ka shfaqur interes në politikën amerikane.
“Hillary Clinton është në grua e mirë”, shprehet ai. “Ajo është një figurë shprese për këtë vend”. /Der Spiegel/Përgatiti për Shqip: Irgis Hysenaj/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë