LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për “ekskursionin” ilegal të bordit të Ibër Lepencit

Prokuroria nis hetimet për “ekskursionin” ilegal të bordit të Ibër Lepencit

Pas raportimit të gazetës Insajderi për udhëtimin ilegal që anëtarët e bordit të ndërmarrjes Ibër Lepencit e kishin organizuar në muajin prill në Shqipëri, ku u shpenzuan afër 10 mijë euro, Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet.

Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuara Ekrem Lutfiu, zëdhënës i këtij institucioni.

“Në momentin që kemi marrë këtë informacion, Prokuroria e ka marrë me seriozitet rastin dhe tani është proceduar për më tutje rasti në fjalë”, shkruan në përgjigjen e Lutfiut.


Të shtunën Insajderi publikoi informacionet që dëshmonin planet për organizimin e punëtorisë, faturat e shpenzimeve dhe shmangien e trupës kontrolluese të ndërmarrjeve publike gjatë përgatitjeve dhe pas përfundimit të udhëtimit.

Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, në cilësinë e anëtarit të bordit, e kishte propozuar idenë për këtë udhëtim që rezultoi me shpenzime të mëdha financiare pavarësisht se në ditën kur ishte emëruar në këtë pozitë thoshte se do të kontribuojë në rritjen e vlerës së kësaj ndërmarrje, duke lobuar për të sjellë “ndihma financiare ndërkombtare”, shkruan Insajderi.

Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, që vepron në kuadër të MZHE-së, u ka dhënë vërejtje anëtarëve të bordit të Ibër-Lepencit për shpenzime të mëdha në kohën kur ndërmarrja është në gjendje jo të mirë financiare.

Gjithashtu sipas MZHE-së, drejtuesit e kësaj ndërmarrje publike kanë vendosur për këtë udhëtim krye në vete, pa e pyetur Qeverinë e Kosovës. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori