LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca, vijojnë negociatat për reformën

Ndërpritet seanca, vijojnë negociatat për reformën

Seanca plenare e Kuvendit, ku pritet të votohet reforma në drejtësi, është ndërprerë për disa çaste. Për rreth një orë, nën drejtimin e nënkryetares Valentina Leskaj, u diskutua për ligjin që përcakton procedurën që autorizon tre ministri të negociojnë kontratën për ndërtimin e një porti gjigant në Karpen të Kavajës.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në cilësinë e negociatorit, po vijon bisedimet mes ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Më herët, në nisje të seancës kryeparlamentari u shpreh më i vendosur se kurrë për miratimin “me konsensus patriotik”, siç tha ai, të reformës në drejtësi.