LAJMI I FUNDIT:

Sektori i biznesit në Kërçovë i gatshëm ti mbështes financiarisht OJQ-të lokale

Sektori i biznesit në Kërçovë i gatshëm ti mbështes financiarisht OJQ-të lokale

“Sektori privat në Kërçovë është i gatshëm të bashkëpunojë dhe financiarisht ti mbështet organizatat lokale joqeveritare”, është thënë në takimin e sotëm të përfaqësuesve të Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore dhe Fondacionit Albiz me biznesmenët dhe OJQ-të nga ky qytet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kjo Odë, njëri nga propozimet për sigurimin e mbështetjes financiare ka qenë që Fondacioni të gjenerojë mjete nga sektori i biznesit për zbatim të aktiviteteve programore të organizatave joqeveritare.

“Organizatat joqeveritare nga Kërçova deri më tani nuk kanë pasur bashkëpunim me sektorin privat në nivelin e dëshiruar sepse qasja ndaj tyre nuk ka qenë e mjaftueshme”, theksojnë nga Oda.


Qëllimi kryesor i takimeve të këtij lloji, siç thuhet në njoftim, është vendosja e partneriteteve afatgjate efektive midis dy palëve, të cilët në fund do të rezultonin me kapacitet më të madh të organizatave lokale joqeveritare për të krijuar të hyra nga sektori i biznesit, por edhe nga fonde tjera.

Takimi në Kërçovë është organizuar në kuadër të projektit „Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili zbatohet nga Fondacioni Albiz me përkrahje nga BE.

Qëllimi i projektit është qëndrueshmëria më e madhe e shoqërive qytetare në vend përmes rritjes së pavarësisë financiare.

Takimi i ardhshëm do të jetë në Dibër më 21 korrik, ndërsa deri në fund të muajit do të vijojnë edhe disa takime të këtilla në qytete tjera të Maqedonisë./Telegrafi/