Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, sipas kreut të saj, Lulzim Basha, ka qenë jashtëzakonisht produktive, ku janë shprehur mendimet për situatën aktuale, është informuar për marrëveshjen e djeshme dhe për pengesat e nxjerra pas arritjes së saj në momentin e finalizimit të saj.
“Është informuar për qëndrimin tim dhe të PD-së për vazhdimin e negociatave për të zgjidhur këto dy çështje, si dhe vullnetin tonë për ta bërë këtë në sytë e opinionit publik, në mënyrë që të shmanget çdo politizim dhe çdo keqpërdorim politik në këtë fazë të fundit të reformës në drejtësi nga cilado palë, ndonëse është e qartë se cila e përdor për kapital politik dhe përfitim elektoral, dhe cila palë po bën gjithçka për një reformë që t’u shërbejë shqiptarëve dhe jo partive politike”, informoi Basha.
Sa i përket qëndrimit të opozitës mbi miratimin e kësaj reforme, ai thotë “Qëndrimi i grupit është unanim, koheziv”.
“PD është për miratimin e kësaj reforme, pro draftit kushtetues bazuar mbi propozimin hibrid, me të gjitha rakordimet e brendshme dhe është gati që dy çështjet e shtruara në çastet e fundit t’i shtrojë për zgjidhje. Një vullnet pozitiv që priret nga zgjidhja dhe jo bllokimi, nga vota konsensuale që meriton reforma në drejtësi, dhe jo nga skemat politike që dëmtojnë themelin e shëndoshë mbi të cilën duhet të qëndrojë kjo reformë. Nga sot qëndrojmë në gatishmëri dhe të hapur për negociata, fuqimisht në parimet e shpallura nga SHBA, BE dhe Komisioni i Venecias, e jemi gati të ofrojmë, të kërkojmë dhe të pranojmë zgjidhje të argumentuara në bazë të kësaj kornize parimesh fare të qartë. Jemi shumë afër ndaj nuk jam pesimist. Sot them që kjo është një reformë drejt miratimit dhe jo dështimit, por PD i bën thirrje mazhorancës që së bashku të ulemi e të gjejmë zgjidhjen përfundimtare për çështjen që e mban peng, çështje e rakorduar dje. Kjo sepse shqiptarët meritojnë një zgjidhje konsensuale të reformës në drejtësi”, tha ai.
I pyetur në lidhje me kritika brenda mbledhjes së grupit parlamentar, pavarësisht qëndrimit unanim që përmendi Basha më sipër, të cilët kanë kritikuar ndoshta edhe për dëmtim të marrëdhënieve të PD-së me ndërkombëtarët, duke e cilësuar PD-në edhe si antiperëndimore, kreu i opozitës u shpreh se “Informacionet ju vijnë të shtrembëruara”.
“Shqetësimi i PD-së është legjitim për shkak të keqpërdorimit që i është bërë kësaj reforme. Po mundohem të vetëpërmbahen dhe të zbatoj në mënyrë vullnetare moratoriumin në këto orë të rëndësishme e të ftoj mazhorancën për reflektim. Por qëndrimi i PD-së është koherent dhe unanim, s’ka si të jetë ndryshe”.
Por shqetësime ka pasur edhe në lidhje me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa ambasadori Lu është shprehur i zhgënjyer nga qëndrimi jokoherent, sipas tij, i opozitës.
“Qëndrimet tona janë koherente. Ky është një debat që jam i gatshëm ta vazhdoj me partnerin tonë strategjik, por ne dje kemi pranuar propozimin e tyre dhe presim që marrëveshja të shkojë drejt miratimit dhe jo abortimit, për truke apo parime që nuk i mbështesin SHBA-të, BE-ja dhe PD-ja, si parti e themeluar mbi vlerat euroatlantike. Ne mbështesim këto vlera dhe jam i sigurtë se përmes negociatave do t’u japim shqiptarëve përfundimin dhe lajmin e mirë”, përfundoi Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj