LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Edi Ramës pritet të bie të enjten, Shqipëria shkon në zgjedhje

Qeveria e Edi Ramës pritet të bie të enjten, Shqipëria shkon në zgjedhje

Kjo është java më e vështirë e karrierës politike të kreut të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Ramës. Ai ka humbur mbështetjen e aleatëve të tij në Qeveri, kurse përpjekja për të mbetur në pushtet përmes partive të vogla dhe kontrabandimit të deputetëve – duket se ka rezultuar e pasuksesshme.

Burime të Gazetës Express thonë se të enjtën rrëzohet Qeveria e Edi Ramës.

“Të enjtën është paraparë të miratohet Reforma e Drejtësisë, por Qeveria nuk i ka votat për ta bërë këtë. Rama ka dështuar të gjejë konsensusin me partneret dhe opozitarët”, tha një burim i gazetës.


Raportet me partnerin në Qeveri, LSI-në e Ilir Metës u përkeqësuan dukshëm ditëve të fundit. Një prej arsyeve thuhet të jetë kërkesa e Metës për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit.

“Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Opozita me ngulm, por Edi Rama e ka refuzuar atë”.

Sipas të njëjtave burime, Edi Rama është në gjendje vetë ta rrëzojë Qeverinë e tij, por nuk i ka votat për ta bërë këtë.

“Rama do ta rrëzonte vetë Qeverinë përmes një mocioni votëbesimi, por s’i ka votat”.

Në këtë situatë, Rama do të detyrohet të pranojë kushtet e Ilir Metës dhe Lulzim Bashkës për të shkuar në zgjedhje pas krijimit të një Qeverie Teknike. Kjo qeveri, sipas burimeve, duhet ta miratojë reformën elektorale para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Express.

Ndryshe, ne keto caste eshte duke u zhvilluar nje takim mes Rames, Metes dhe Bashes; takim ky vendimtar per fatin e reformes ne drejtesi dhe vete qeverise aktuale.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori