LAJMI I FUNDIT:

PSP ka bërë ankesë ndaj vendimit të gjykatës për rastin “Tortura”

PSP ka bërë ankesë ndaj vendimit të gjykatës për rastin “Tortura”

Prokuroria Speciale Publike është ankuar ndaj vendimit të gjykatësit në procedurë paraprake me të cilën është refuzuar kërkesa e PSP dhe nuk i është caktuar masa e kujdesit shefit të njësisë policore “Alfa”, Ivica Antevski – Puki dhe pesë kolegëve të tij, të dyshuar për rastin “Tortura”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ju njoftojmë se jemi ankuar ndaj vendimeve të gjykatës”, thuan nga atje ndaj pyetjes sonë nëse PSP do të ankohet ose tashmë është ankuar te Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ndaj vendimit të gjykatësit me procedurë paraprake në rastin ‘Tortura’.

Këshilli penal, sipas Ligjit për procedurë penale, ka afat prej 48 orëve për të vendosur pas ankesës së PSP-së./Telegrafi/