Një ndër qendrat më të lashta urbane të Kosovës, sikurse edhe pjesa tjetër e vendit ka trashëguar një rrejt të vjetërsuar elektrik të shtrirë qysh në vitet e 60-ta.
Pas publikimit të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes nga KEDS edhe kjo komunë do të përfitojë një rrjet të rinovuar.
Master Plani i KEDS-it parasheh që në një periudhë më pak se dhjetë vjeçare të investojë rreth 300 milionë euro për modernizimin e rrjetit energjetik në mbarë Kosovën.
Numri një i komunës së Junikut, Agron Kuçi thotë se banorët e kësaj ane e meritojnë të kenë një rrjet modern elektrik.
“Qytetarët e Junikut janë ndër parapaguesit më të përgjegjshëm të energjisë, me 94% dhe Komuna e Junikut, që moti ka hedhur hapin e parë konkret, si shprehje e partneritetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim serioz me KEDS-in në të gjitha drejtimet që çojnë në të mirë të furnizimit sa më kualitativ dhe tensionit stabil për konsumatorët junikas”, thotë Kuçi.
Marrë parasysh problemet e mëdha që janë paraqitur në rrjetin e vjetërsuar ndër dekada në tërë Kosovën e veçanërisht në rajonin e rrafshit të Dukagjinit, komuna e Junikut mbetet prioritet për investime nga ana e KEDS-it.
“Master plani është miratuar dhe patjetër se Komuna e Junikut dhe i tërë ky rajon këtu bënë pjesë”, thotë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.
Sipas Buzhalës dinamikën e investimeve në këtë pjesë do ta përcaktojë planifikimi i Planit Zhvillimor, porse investimet e para që dalin nga ky plan do të fillojnë shumë shpejt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit