LAJMI I FUNDIT:

Aksident në magjistralen Gjilan-Bujanoc, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Gjilan-Bujanoc, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në magjistralen Gjilan-Bujanoc, ndërsa si pasojë raportohet për katër të lënduar.

Raportohet se një taksist kishte tejkaluar në një kthesë të rrezikshme dhe ishte përplasur me një veturë tjetër, transmeton Telegrafi.


Nga ky aksident raportohet për katër të lënduar, të cilët ishin duke udhëtar me taksi. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit. /Telegrafi/

11

12